MENU
klinika

Rekordi i një sezoni turistik

Historia gjirokastrite “bën për vete” turistët

01.09.2018 - 13:34

Thirrjes “Eja në Gjirokastër” që Bashkia e qytetit, Drejtoria e Trashëgimisë dhe Agjencia Kulturore bënë në 3 muaj më parë në çelje të sezonit i janë përgjigjur turistë të shumtë brenda dhe jasht vendit. Paçka se Gjirokastra nuk ofron atraksionet tipike verore bregdetare, qyteti i grutë mbart shumë histori në çdo kalldrëm e sokak saqë vështirë të shterohet nga vizitorët brenda një dite.

Bashkëpunimi midis Agjencisë së Kulturës dhe Bashkisë ka sjellë organizimin e një seri aktivitetesh që kanë prezantuar tek vizitorët traditën arkitektonike, kostumet tradicionale, kulinarinë dhe muzikën, gjithçka në funksion të promovimit të vlerave qytetase. Po ashtu në skenën e teatrit Zihni Sako, përgjatë këtyre 4 muajve, trupa artistësh profesionistë nga rrethet dhe kryeqyteti kanë sjellë shfaqje teatrale të duartrokitura nga publiku, i pamësuar gjatë vitit me një intesitet të tillë artistik.

Kudret Alikaj, Drejtor i Agjencisë Kulturore tregon:
“Kemi bërë më të mirën e mundshme por besoj se ia kemi dalë të gjallërojmë jetën artistike në muajt e sezonit. Falë kolegëve të trupës sonë teatror por dhe kolegëve të qyteteve të tjera kemi ngjitur në skenë plot 41 shfaqje”

Për ata që dashurojnë artin dhe kulturën e këtij qyteti cdo interpretim skenik e lidhin me historinë e këtij qyteti të mishëruar në çdo muze, kala dhe site arkeologjike që shtrihen brenda perimetrit të Gjirokastrës. Një ndër to është dhe Odeoni ose siç njihet ndryshe Bashteja e Teqesë ku gjatë këtij sezoni janë zhvilluar një seri eventesh kulturore duke nisur që nga monodrama “Apologjia e Sokratit” e deri tek Kinemaja e Hapur, Festa Tradicionale e Gatimit etj. Pa lënë pas dhe tragjedinë “Pirros” me regji të Ilir Llurit, një himn për themeluesin e qytetit antik të Antigonesë, që siç historia tregon ishte fryt i dashurisë së tij së mbretit për bashkëshorten e tij Antogonen.

“Gjirokastra nuk mund të ngelet qytet thjesht i vizitueshëm përciptazi. Ne po punojmë që të ofrojmë turizëm alternativ gjithëvjetor, jo vetëm nëpërmjet asete që kemi, por edhe harmonizimit me aktivitetet kulturore të cilat i japin më tepër gjallëri qytetit” tregon kryebashkiakja Zamira Rami

Gjirokastra këtë vit ishte dhe skenë promovimi e një seri veprash artistike, sikurse vëllimi poetik i aktorit Timo Flloko, i zhvilluar në Shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe, kandidat për çmimin Nobel, Ismail Kadare. Promovimi i arteve figurative pati si protagonist edhe artistët e vegjël të qendrës kulturore Fato Berberi, të cilët përcollën me penelatat e tyre sesi do të donin të ishte qyteti i tyre i lindjes. Gjirokastra gumëzhiu këtë verë nga aktivitetet, duke u zgjuar nga letargjia e një stine të gjatë në vaktësi, por sfida mbetet që këtë ritëm qyteti ta ruaj dhe përgjatë vitit, nëse do të arrijë qëllimin e turizmit gjithëvjetor.

Përgatiti: E.B

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë