MENU
klinika

Vizita e presidentit serb në Kosovë

I anulohet leja/ Vuçiç kokëfortë: Do kaloj nga rruga dytësore

09.09.2018 - 10:57

Pak më herët kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj anuloi vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, pas protestave që u bënë në zonën e Drenicës.

Por duket se Vuçiç nuk tërhiqet nga vendimi për të vizituar fshatin Banjë në zonën e Drenicës në Kosovë, edhe pse qeveria i anuloi lejen për shkak të protestave dhe bllokimit të rrugës nga qytetaret.

Ai ka thënë se do përdorë rrugë dytësore për të shkuar në Banjë në kuadër të vizitës dy ditore në veri të Kosovës.

Do të provojmë përmes rrugëve dytësore të shkojmë, por vështirë se do t’ia dalim”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb duke folur për protestën dhe bllokadën e rrugëve në Drenicë, tha se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë.

“Unë jam duke u angazhuar fuqimisht në ruajtjen e paqes ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë. Gjërat duhet të adresohen me fjalë dhe me mendje, jo me mjete të ndryshme dhe armë”- tha Vuçiç.

Përmes një postimi më herët në Facebook, Ramush Haradinaj tha se siguria e qytetarëve është mbi të gjitha.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërheqjen per lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- ka shkruar Haradinaj.