06.09.2018 - 18:40
Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliajt të Tepelenës sot pasdite. Mësohet se viktima është Alket Muho, 42 vjeç.
Muho u gjet i pajetë në Gllavë të Memaliajt.
Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese.
Burime pranë grupit hetimor thanë për se rreth 10 ditë më parë, ai ka informuar SHÇKB lidhur me disa parcela me hashash.
Pas kësaj, policia ka ndërhyrë dhe janë gjetur e asgjësuar parcelat me lëndë narkotike.