MENU
klinika

Kthehet me opozitën

Idrizi akuza Ramës: Na përdore si çakmak te Greqia

11.09.2018 - 18:37

Pasi PDIU zyrtarizoi largimin nga koalicioni me Partinë Socialiste, duke thyer kështu marrëveshjen me qeverisjen aktuale, vjen reagimi nga Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij nga Këshilli Kombëtar i PDIU-së fajësoi veten për marrëveshjen me qeverinë, ndërsa shtoi se kishte besuar se çështja çame do të ishte pjesë e axhendës.

Teksa bënte ‘mea culpa’ Idrizi theksoi se qeveria Rama përdori si ‘çakmak’ PDIU-në për marrëveshjen me Greqinë.

“Edhe unë kam bërë gabimet e mia. Edhe unë kam gabuar. Pasi mendova dhe besova se do e çonim para kauzën tonë me këtë maxhorancë. Por skam besuar se dikush mund të luante me fatet e pushtetit. Nuk e mendova se ne do ishim çakmak për rritjen e temperaturave dhe për të arritur marrëveshjen. Do doja që mos të ishte e vërtetë, ndaj ky është faji im”, tha Idrizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN