MENU
klinika

Të huajt në terren

Inspektim vlerësues në zonën e Ohrit

28.09.2018 - 10:47

Liqeni i Ohrit është bartës i vlerave të mëdha në florë e faunë e jo vetëm, por edhe sa i takon thellësisë dhe sipërfaqes.

Pikërisht për këtë fakt është shpallur nga UNESCO si trashëgimi botërore. Në këtë kuadër një grup ekspertësh të huaj ditët e fundit janë drejtuar në pjesën shqiptare të zonës se Ohrit për të kryer një inspektim disa ditor , qëllimi primar i të cilit do të jetë krijimi i një raporti me të dhëna që do të dërgohet pranë zyrave të UNESCO-s.

Projekti momentalisht drejtohet nga Cynthia Dunninga përfaqësuese e ICOSMOS dhe Brent Mitchell përfaqësues nga IUNC. Të pranishëm në inspektim gjatë ditëve të para kanë qenë edhe përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kultuës si dhe përfaqësues nga pushteti lokal, Bashkia Pogradec.

Të gjithë agjentët në dyditëshin e parë të inspektimit u njohën me florën e faunën e zonës si dhe potencialet kulturore që ajo bart.

Puna për arritjen e një konkluzioni kryesor mbi zonën dhe mbrojtjen që i është bërë asaj pritet të përfundojë brenda këtij viti, ku ekspertet pasi të bëjnë studimet do të nxjerrin vlerësimet dhe pikat kyç për ameliorim , të ndihmuar edhe nga autoritetet vendase.

Të gjitha të dhënat e raportit përfundimtar të inspektimit do të paraqiten dhe diskutohen ne Komitetin e Trashëgimisë Botërore, që do të zhvillojë punimet në sesionin e tij të 43- të në 2019.

Po ky komitet do të japë edhe vendimin përfundimtar në lidhje me zonën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


90-vjeçari multidisiplinar

I endur në shumë kombe e vepra