MENU
klinika

Rachel solli në jetë një vajzë

“James Bondi” bëhet baba

01.09.2018 - 12:40

Rachel Weisz dhe Daniel Craig u bënë prindër të një vajze. Nënë e bijë janë mirë dhe burime pranë çiftit thanë se familja është tepër e lumtur.

Aktorja 47-vjeçare dhe interpretuesi i James Bond, 50, janë martuar në mënyrë tepër sekrete në vitin 2011, pasi u njohën po atë vit ndërsa xhironin në Kanada filmin horror “Dream House”.

Craig dhe Weisz kanë të dy nga një fëmijë nga një martesë e mëparshme.