MENU
klinika

Numri i 100 vjeçarëve është 7-fishuar në dy dekada

Japoni: 70 mijë persona janë mbi 100 vjeç

18.09.2018 - 13:06

Popullsia e Japonisë ka arritur rekordin e 69.785 shtetasve që janë 100 vjeç. Gratë përfaqësojnë 88.1 përqind të totalit.

Përparimet në mjekësi dhe ndërgjegjësimi më i madh për shëndetin e njeriut janë ndër arsyet që qëndrojnë pas jetëgjatësisë së popullsisë japoneze, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Krahasuar me vitin paraprak, shifra është rritur me 2,014 njerëz, duke shënuar vitin e 48-të rradhazi me rritje. Shifrat e shtetasve me moshë mbi 100 vjeç është 7-fishuar krahasuar me dy dekada më parë.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në mënyrë që të moshuarit të mund të qëndrojnë të shëndetshëm për një periudhë më të gjatë kohore”, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë.

Gratë që kanë arritur 100 vjet në vend të kësaj janë 61.454, 1.875 më shumë se një vit më parë. Deri deri në mars të 2019 priten 32.241 shtetas të tjerë mund të arrijnë 100 vitet.

Sipas vlerësimeve aktuale të Institutit Kombëtar të Kërkimeve për Popullsinë dhe Sigurinë Shoqërore, popullsia e njëqindvjeçarit pritet të rritet më tej, duke tejkaluar 100,000 në pesë vjet dhe 170,000 në dekadën e ardhshme.

Kane Tanaka, 115 vjeç, nga qyteti i Fukuoka, është gruaja më e vjetër në vend. Mashkulli më i vjetër është Masazo Nonaka, 113-vjeçar i Ashoro, Hokkaido. Guinness Ëorld Records e ka njohur atë si njeriu më i vjetër në botë.

Numri i qindvjeçarëve në Japoni ishte 153 në vitin 1963, kur të dhënat u mblodhën për herë të parë.

Sipas vlerësimit më të fundit, përqendrimi më i madh i banorëve të njëqindvjetësh është në Tokio, me 5,973 persona mbi 100, pasuar nga prefekturat e Kanagaëa dhe Osaka.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët