MENU
klinika

E ardhmja ka ekzistuar

Jetojmë në botën e projektuar 60 vite përpara

19.09.2018 - 13:55

“Gazetat e mëngjesit do të përhapen përmes rrjetit telefonik. Falë ‘videophone’ ju mund të lexoni librat e fundit pa shkuar në bibliotekë. Dhe njerëzit gjithashtu do të përdorin telefonin për operacione bankare. ” Këto fjalë duket se përshkruajnë disa nga aktivitetet e shumta që bëjmë çdo ditë me smartphone. Por nëse ju themi se këto janë fjalë të shkruara në një artikull të botuar në gazetën Trapani Nuova në vitin 1962? Edoardo Poeta, shkrimtar dhe gazetar, thotë se në bibliotekën e tij ai artikull ka zënë vend qysh herët e që: “E ardhmja ka ekzistuar!”

Në fakt, duke e lexuar sot duket se ky artikull është profetik. Çdo gjë që është shkruar është realizuar: ne përdorim telefonin celular për të bërë diçka nga operacionet bankare në blerje në internet etj. E gjithë kjo është përshkruar në artikull. Habitesh kur e lexon për herë të parë. Mendon se është një lajm i rremë.

Çfarë zbulojmë?
Kjo nuk është profeci, por kjo është e gjitha e vërtetë. Smartphone nuk ishte “parashikuar” vetëm në vitet ’60 nën emrin “videophone”, por pjesërisht ishte shpikur tashmë. Nuk ishte një telefon portativ – edhe pse në atë kohë telefonat multimedial nuk imagjinoheshin – por kjo nuk ishte e suksesshme. Në hulumtimin tim kam zbuluar se në realitet ka shumë objekte që përdorim sot, por që janë projektuar tashmë vite dhe vite më parë. Është e pabesueshme.

Për shembull?
Mjafton të thuhet se kompjuteri i parë PC është krijuar në ’65. Në fund të viteve ’60, u projektua një paraardhës i tabletës; ora e parë me përdorim të shumëfishtë, ajo që ne e quajmë smartëatch, e aftë për të matur pulsin: një dhuratë për Presidentin Truman. Pas leximit të artikullit në Trapani Nuova duhet bërë një udhëtim në të kaluarën në kërkim të së ardhmes ashtu siç e imagjinonin dhe që pastaj u shndërrua në të tashmen tonë. Shpikjet po ndjekin njëra-tjetrën: ndoshta në një libër flasim për një përdorim e një pajisje të caktuar dhe më pas, sikur me magji, e gjejmë në diku në shitje.

Shtetet e Bashkuara janë ‘atdheu i së ardhmes’?
Sigurisht që po, por duhet të themi se italianët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm. Për shembull, kompjuteri i parë desktop është projektuar nga Olivetti dhe më pas është zhvilluar në SHBA, Sigurisht në Shtetet e Bashkuara ishte më e lehtë për të gjetur kompani të gatshme për të paraqitur ide të fundit në sajë të një klime të favorshme. Në Amerikë, panaire dhe ekspozita mbaheshin gjithë kohën duke u fokusuar në teknologjitë e së ardhmes.

Pse këto teknologji, të shpikura kaq shumë vite më parë, nuk ishin të suksesshme në atë kohë, por u rizbuluan prej nesh sot?
Për shumë arsye, me siguri që ata ishin objekte shumë larg përpara atyre kohëve dhe nuk janë kuptuar: teknologjia ka kohën e vet. Për shumë arsye, me siguri që ato ishin projekte shumë të avancuara për kohën dhe nuk janë kuptuar: teknologjia ka kohën e vet. Pastaj, sistemet teknologjike të jenë të suksesshme duhet të shpërndahen. Për shembull, telefoni i mençur është bërë masiv kur kompanitë e telefonave kanë futur bateri të rikarikueshme. Vetëm atëherë ‘Smartphone’ u bë i domosdoshëm dhe ka ndryshuar jetën e të gjithëve.

Po ne sot, si e imagjinojmë të ardhmen?
Fatkeqësisht jo, sot kemi humbur perceptimin e së ardhmes, jetojmë në një gjendje të përmirësimit të përhershëm. Ajo që është e re sot, nesër është tashmë e vjetër. Në vitet ’60, e ardhmja ishte 2000, nuk është rastësi që artikulli mbi Trapani Nuova të titullohet: “Në vitin 2000, telefonat do të bëjnë të gjitha punët për ju”. Në vitet ’60, në panaire gjigant cilat shfaqeshin në Shtetet e Bashkuara, shpikjet e së ardhmes ishin diçka e mrekullueshme, diçka që do të ndryshonte për mirë jetën tonë. Por sot ne jetojmë në të ardhme përditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta private e themeluesit të “Apple”

Ana e “errët” e Steve Jobs


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit