MENU
klinika

Arrest dy shqiptarëve

Kapen me 800 kg marijuanë me vlerë 6 mln euro

17.09.2018 - 17:32

Policia italiane e provincës së Foxhias ka sekuestruar një furgon tip Fiat Ducati me 800 kg marijuanë e ka vënë në pranga dy shqiptarët Marsel Brakollari 25 vjec e Xhuljano Haxhiraj 22 vjel.

Furgoni është pikasur nga forcat italiane të rendit ndërsa po kryente manovra të dyshimta në zona Capojale në komunën Cagnano Varano në provincës e Foxhias.

Furgoni nuk i është përgjigjur urdhrit të ndalimit të policisë italiane.

Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me automjetin e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.

policia italiane
policia italiane

Pas aksidentit 4 persona në bordin e tij janë përpjekur të largohen në këmbë.

Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre; shqiptarët Marsel Brakollari 25-vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22-vjeç

Në brendësi të furgonit janë gjetur 800 kg marijuanë. Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro.