MENU
klinika

Festa

“Karajfilat prap këndojnë”, rikthehet “Ahengu Shkodran”

28.09.2018 - 14:38

Ahengu Shkodran i organizuar nga qendra kulturore “Pjeter Gaci” sivjet i është dedikuar veprimtarisë artistike të këtij grupi, që po zhvillon provat e fundit në teatrin Migjeni.

35 vjetori i krijimit të tyre si grup, do të festohet ndryshe.

Në një natë ku mbretereshë është muzika shkodrane, ajo të cilës ikushtuan jetën, grupi “Karajfilat që ka Shkodra” festojnë nën moton“Karajfilat prap këndojnë”.

Repertori do të jetë i përzgjedhur dhe Shkodranët do të shijojnë një natë tëpaharruar në festën ku nuk do të mungojnë mysafirët. Emrat e njohur tëskenës si: mjestrat e medhenj Bujar Qamili dhe Mukades Çanga, si dhekëngëtarët Orjeta Kelaj, Leonora Luca, Ilsi Ademi, Xhuljana Pjetraj,Kodiana Vata dhe Marjana Begu do të përformojnë me grupin dhe solo,këngë të njohura të qytetit.

“Jemi në prag të një koncerti që do të organizohet në kuader të “AhengutShkodranë” që tashmë është një traditë. Këtë vit, kemi mjaft risi. Shfaqjado të quhet “Karajfilat prap këndojnë” dhe do t’i kushtohet grupit tëkëngëtarëve të viteve 80 që sivjet festojnë krijimin.” tregon udheheqësiartistik Bardhyl Hysa.

Të hënën e 1 tetorit në orën 19.00 oborri i muzeut historik “Oso Kuka” do tëgjallerojë nga festa qytetare dhe muzika e bukur shkodrane.

K.Zh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në Amfiteatrin e Tiranës

“Karajfilat e Shkodrës” në Tiranë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit