Gjyqtari i Korçës, Besnik Shehu, është kërcënuar ditën e sotme me jetë.
Njoftimin në lidhje me ngjarjen e ka bërë vetë gjyqtari i cili, ka bërë menjëherë denoncimin në polici.
Sipas gjykatësit Shehu, kërcënimi i ka ardhur si pasojë e një çështjeje të cilën ai e ka në shqyrtim, ku i kanë prerë rrugën dy persona.
Në fjalët kërcënuese gjyqtarit i është prekur dhe familja ku i është thënë:
“ Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merni dot. Do pendohesh”.
Dosja në fjalë ka të bëjë me një çështje pronësie.
Gjyqtari ka dhënë dëshminë e tij duke identifikuar dhe fytyrat e dy kercënuesve, ku sipas tij bëhet fjalë për shtetasit me iniciale E.M. dhe M.H.
Ndërkohë policia vijon ende hetimet për të zbuluar më tepër mbi ngjarjen.
Sipas informacioneve nga Gjykata e Korçës, konflikti i pronësisë është i tillë:
Paditesi Albert Qeraxhi, i cili kërkonte anulim të vendimit te komisionit për shkak se tokat e tij e kishin zënë Myrtollaret. Prefektura e qarkut Korçe ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të akteve të marrjes të pronësise. Është dhënë vendimi i shkallës se parë duke anulluar aktet per fshatin Porodinë. Është bërë gjykimi në apel dhe ka ngelur në fuqi. Sot çështja është në Gjykatën e Lartë.