MENU
klinika

Masat e marra

Kërrabë-Elbasan/ Nisin punimet për pastrimin e rrëshqitjes

24.09.2018 - 13:46

Në segmentin që lidh tunelin e Kërrabës e Elbasanin, kanë filluar punimet për të hequr rrëshqitjen e rënë mbi rrugë. 

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, ka bërë të ditur lajmin i cili ka inspektuar sot nisjen e punimeve.

elbasan konica.al
elbasan konica.al

Punimet dhe ndërhyrja në rrugë do të zgjasë në një kohë prej 4 muajsh, duke u bazuar në kontratën e nëshkruar me kompaninë.

elbasan konica.al
elbasan konica.al

“Sot fillojmë rehabilitimin e rrëshqitjes këtu në Mamel. Ka kaluar kohë derisa buxheti u bë efektiv dhe sa u kryen të gjitha procedurat nga përgatitja e projektit deri në lidhjen e kontratës. Kemi një kontratë të lidhur me kompaninë dhe ka filluar puna. Është një rrëshqitje e cila sjell goxha problematikë në trafik. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore do të bëhet menaxhimi i trafikut, për një periudhë prej 4 muajsh, e mjaftueshme për të kryer gjithë këtë stabilizim të rrëshqitjes”, tha drejtori i ARRSH-së Qendro.

elbasan konica.al
elbasan konica.al

Gjatë vlerësimit të tij, ajo çfarë nënvizon Qendro, është që gjatë periudhës së ndërhyrjes të garantohet dhe siguria e kalimit të qytetarëve.

“Një rëndësi të veçantë ka siguria e kalueshmërisë në këtë segment. Kemi marrë të gjitha masat me kompaninë që kalueshmëria të jetë e sigurtë. Siç e shikoni dhe ju po merren dhe masa shtesë. Do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes Autoritetit Rrugor, Policisë Rrugore dhe Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Është një projekt me gjysëm tunel siç e kemi deklaruar dhe më përpara. Një projekt që i jep zgjidhje kësaj rrëshqitjeje duke stabilizuar dhe siguruar gjithë këtë skarpatë e cila ka hapur problem për një kohë shumë të gjatë”, theksoi Qendro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN