MENU
klinika

Nga New York Times

‘S’ka më armë bërthamore, ia kemi premtuar Trump’

07.09.2018 - 11:18

Këtë javë kanë qarkulluar lajme se Kim Jong-un i ka thënë një të dërguari të Koresë së Jugut se donte të shkatërronte armët bërthamore në Korenë e Veriut para se mandati aktual i z. Trump të përfundojë në fillim të 2021.

Pavarësisht frustrimit për atë që ai e quajti dështimin e Uashingtonit për të negociuar me mirëbesim, Kim i tha të dërguarit, Chung Eui-yong, se ai ende kishte besim tek zoti Trump.

Presidenti u përgjigj në Twitter të enjten, duke shprehur vlerësimin për besimin e palëkundur të zotit Kim. Ai shtoi: “Do ta bëjmë së bashku!”

Chung u dërgua nga Presidenti Moon Jae-in i Koresë së Jugut në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, të mërkurën, me shpresën që të ringjalleshin bisedimet e ngadalta midis Veriut dhe Shteteve të Bashkuara mbi mënyrën se si Koreja e Veriut do të shkatërronte armët bërthamore.

Moon planifikon të shkojë në Phenian në 18 shtator për t’u takuar me Z. Kim dhe për të diskutuar përmirësimin e marrëdhënieve të Koresë, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik.

Në një konferencë shtypi televizive në Seul,  Chung tha se  Kim kishte thënë se ndërkohë që Koreja e Veriut kishte ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt denuklarizimit, Uashingtoni nuk ishte duke bërë mjaftueshën.

Kim tha se donte që të eleminonte 70 vjet histori armiqësore me Shtetet e Bashkuara, të përmirësonte marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe të realizojë shkatërrimin e armëve bërthampre brenda mandatit të parë të Presidentit Trump.

Takimi i Singaporit ishte takimi që e bëri z. Trump presidentin e parë amerikan që takohej me një udhëheqës të Koresë së Veriut. Ai mburret për marrëdhëniet e tij “të ngrohta” me diktatorin, i cili është akuzuar për abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut, përfshirë edhe ekzekutimin e xhaxhait të tij dhe armiqve të tjerë politikë.

Agjencia qendrore e lajmeve kryesore e Koresë së Veriut tha se Kim kishte riafirmuar angazhimin e Koresë së Veriut për denuklarizimin. Por nuk rezultoi të thoshte nëse z. Kim do të merrte hapa të mëdhenj drejt këtij qëllimi.

Z. Kim nuk ka ofruar të sigurojë një inventar të plotë të armëve bërthamore dhe materialeve të palidhura, siç kërkoi Uashingtoni. As nuk ka ofruar ndonjë plan të detajuar për çarmatimin.

Zëdhënësi i Z. Moon tha të enjten se zoti Trump, në një bisedë të fundit me z. Moon, kishte kërkuar nga Koreja e Jugut të jetë “kryenegociatori” ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Nga New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN