Kolegji i Posaçëm i Apelimit(KPA), ka shkarkuar deri tashmë gjatë proçesit të vetting-ut, 3 prokurorë.
Nikëhasani, Kaloçi dhe Hoti janë shkarkuar ditën e djeshme, për shkak të mos-deklarimit të plotë të pasurive, dhe pajustifikueshmërinë e tyre.
Si pasojë e këtyre shkarkimeve, mbeten 3 vende vakante për prokurorë të tjerë të rinj të Apeleve.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mundet dhe të pësojë një ndalesë të hovit të punës duke qenë se ligji parashikon që për ngritjen e KLP-së duhen së paku dy prokurorë në përbërjen e saj nga Apelet.
Ndërkohë që deri tashmë ka arritur të kalojë proçesin e vetting-ut vetëm një prokuror, Dollapaj.
Nëse këto vende do të mbeten bosh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrezikon të ngrihet në vjeshtë.
Për tu ngritur ky këshill i cili është i domosdoshëm për proçesin emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm. duhet të shprehin interes prokurorë të tjerë të Apeleve dhe të plotësohen vendet bosh.