MENU
klinika

Nisma për azilkërkuesit

Kur Flenckestein bën rolin e kasierit

19.09.2018 - 10:21

Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, është bërë pjesë e nismës lidhur me grumbullimin e parave për azilkërkuesit në Gjermani.

Në këtë mënyrë, Fleckenstein, ka qenë në shërbim të klientëve të një supermarketi në Gjermani në pozicionin e një kasieri.

fleckenstein konica.al

 

Ai ka punuar disa orë në një nga pikat e shitjes Edeka-s, dhe këtë e ka njoftuar vetë eurodeputeti me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Lidhur me këtë eksperiencë ai shkruan se kjo nismë i ka shërbyer për të parë nga afër punën e vështirë të një arkëtari.

“E madhe, pasi isha ulur për gjysmë orë në arkën e supermarketit Edeka në Hamburg, arrita të grumbulloj nga shitjet një shumë prej 65o euro. Më pas Edeka i grumbulloi paratë dhe ne shtuam të tjera duke arritur në fund një shumë prej 950 eurosh. Shumë kjo që do të shkojë për nismën “Miqtë e Azilkërkuesve”. Kjo ishte shumë zbavitëse dhe edukative.

Më bëri të kuptoj shqetësimet e shitjes me pakicë dhe punën e vështirë të një arkëtari.”-përfundon në shkrimin e tij Fleckenstein.