Ka filluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe Këshili i Legjislacionit, lidhur me shqyrtimin e projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike për vetting-un në politikë.
Mbledhja ka nisur me një përplasje midis deputetit Enkelejd Alibeajt lidhur me publikimin online të amedamentit jo në kohën e duhur.
Lidhur me këtë të fundit kreu i Komisionit, Gramoz Ruçi, është përgjigjur se publikimi do të realizohet sipas rregullave zyrtare të Kuvendit dhe Kushtetutës.
Më tej mbledhja ka vijuar me fjalën e deputetit Oerd Bylykbashit, i cili bëri prezantimin e nismës së vetting-ut në politikë.
Sipas Bylykbashit, vetting-u do të ketë të njëjtin formulim ligjor si gjyqësor.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se iu hapi derën kriminelëve në politikë, dhe theksoi se kriminalizimi deri tashmë largoi 300 zyrtarë.
Vetting-u, sipas tij është pastrim i politikës nga kriminelët dhe ky proçes nuk do të ndikojë tek ai i vetting-ut në drejtësi.
Ky proçes do të realizohet nga persona të pavarur nga politika, pasi politika është subjekti, ajo nuk mund të bëjë vetting-un, si dhe do të mbikëqyret nga ndërkombëtarët.
Pas prezantimit të platformës, fjalën e mori deputeti i Partisë Socialiste, Olsi Manja, i cili kërkon si fillim një mendim miqësor nga Komisioni i Venecias.