MENU
klinika

“Nuk ka punë e libra falas për ne”

Komuniteti egjiptian ndihet i diskriminuar

18.09.2018 - 15:44

Nxënësit e pakicës së komunitetit egjiptian kanë qënë të diskriminuar në startimin e vitit të ri arsimor që sapo trokiti. N/kryetari i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, njëherësh përfaqsues i këtij komuniteti ka qenë i drejtpërdrejtë në dhënien e rasteve konkrete ku fëmijë egjiptianë janë diskriminuar.

“Në shkollën ‘Andon Zako Çajupi’ një numër i konsiderueshëm i nxënësve të këtij komuniteti nuk kanë përfituar libra falas, ky për mua është diskrimin” – deklaron Braho.

“Sigurisht që në lidhje me këtë shqetësim ne i jemi drejtuar Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Gjirokastër ,por deri tani nuk na është kthyer asnjë përgjigje”

Ndodhur në këto kushte Braho shkon edhe më tej duke bërë me përgjegjësi edhe prefektin Astrit Aliaj, i cili sipas tij “është lënë në hije dhe nuk po i përgjigjet detyrës së tij si përfaqesuesi më i lartë i qeverisë në qark”. Braho thekson se “ligji e parashikon qartë vëmendjen që duhet të ketë ky komunitetit ndaj kërkoj nga z.Aliaj të ndërhyjë e të marri masat e duhura”

Por në fakt kjo situatë duket se nuk përfundon me kaq se sipas Brahos një diskriminim edhe më i madh po kryhet në punësimin në arsimin parashkollor:

“Janë me dhjetra të rinj nga ky komunitet të cilët kanë përfunduar studimet shkëlqyeshëm e madje duke u renditur ndër të parët në portalet e publikuara por askush prej tyre nuk ka patur asnjë mundësi punësimi,gjë që tregon haptazi shkeljen e te drejtave të njeriut dhe diskriminim të kësaj kategorie”Sërish edhe në këtë pikë Braho i është drejtuar prefektit Aliaj dhe drejtorisë arsimore që të “zgjohen” e t’i japin zgjidhje kësaj situate.

Përgatiti: E.B.