MENU
klinika

Shqiptarizmi

Korrespodenca, dinakëritë e xhonturqve me shqiptarët

21.09.2018 - 11:44

Lëvizjet e shqiptarëve për t’u shkëputur një herë e mirë nga Turqia në kohën e xhonturqve ishin shumë të  vështira për nga natyra e marrëdhënieve të ndërsjellta me ta dhe për nga politika ndërkombëtare me Fuqitë e Mëdha të kohës, që luanin me shumë mënyra zgjidhjesh të problemit të Ballkanit. Në këtë situatë Shqipëri ishte më në disfavor për vetë faktin se shtetet e saj përbri kishin fituar pavarësinë dhe donin të ndiknin pjesë nga Shqipëria. Shqiptarizimi dhe atdhedashuria ishte më i rëndësishëm se kurrë në këtë kohë.

Në një shkrim te ‘’Dielli’’ në Boston me autor, ”E vërteta-pseudonim” jepet ky përshkrim për problemin e shqiptarëve me atdhetarizmin dhe xhonturqit.

”Zhonturqit duhet të jenë fort të kënaqur nga shqiptarët. Si i ndoqnë sa muntnë, si u mbyllë klubet, si u mbyllë shkollat, si vunë ministor armikun e kombit shqipëtar, si i burgosnë, si i varë, si nukë gjenin të tjerë reaksionarë, si i dëbuan në gjykatore ushtarë, dhe me në funt si e panë që nuk e nxjerrin dot në krye me të egër, sa kaqë herë muarrë lëkurën e tyre dhe thanë një janglisht odlu (u bë gabim) dhe zunë më të dukur të bëhem miq me shqiptarët.

Dhe si ndër ato kohëra që dukeshin se do t’u jepnin gjithë kombeve lirinë konstitucionale, d.m.th si në krye që na u duknë liridhënës, si nër ato kohra që goditnë mbledhjen e Tepelenës ashtu dhe tani gatitnë dhe bënë mbledhjen e Dibrës do bëjnë dhe pas një muaj një mbledhje në Elbasan një mbledhje akademike për shkolla dhe për mësim, dhe, dhe për të mbuluar mirë-mirë në dhe të Dibrës shqiptarizmin.

Kemi frikë se mos kjo miqësi tregon ditët e fundit të shqiptarizmit në Shqipëri, dhe mos u gatit nga armiqtë tanë kombiarë të shenjtëruar dhe u tregua zhonri, të cilit e gjetnë të mirë.

Po megjithëkëtë frika është e madhe, megjithëqë mbledhja e Janinës munt të harrohet për gjithënjë, le të jenë të shigurtë zhonrit dhe anëtarët e tyre, gjoja shqipëtarë se kurrë do mos mundin të na mbytin atdhetarismin, dhe le ta dinë mirë që, gjersa të rrojë një shqipëtar jashtë Shqipërisë i zgjidhur nga lidhjet e poshtëra të byfesë(rrogave) dhe të titllave, i lirë nga fanatisma e fesë, shqiptarismi nuk do të humbasë dhe të teprit doemos do bëjnë si të thonë ata të pakët që kanë të drejtat morale.

Me mledhje, në të cilat s’munt të dëgjohen fjalë me urtësi e me dituri, me të drejtë, s’humbasin kurë të drejtat e një kombi, i cili ka rrojtur 3000 vjet pothua, pa marrë nonjë ndryshim me rënjë, për veç që është bërë pak besimtar për ata që i tregohen si miq.

Ne do deshim të bashkëpunonim me zhonrit dhe me qeverinë turke, se ashtu na i duan dhe interesat tona, po jo që të bëhemi organe të tyre për të mbytur shqiptarizmin. Le të vështrojnë, pra mirë ata që, pa mejtuar fundin, heqin kombin më një greminë, se kombi nuk do humbasë, po ta shohë rezikun dhe do kthehet, po mjer ata që ndodhen përpara. Shqipëtari edhe nga natyra i mirë, po për tradhëtorin është dhemkë.

Ca nga të ikurit e Vlorës dhe të Delvinës, pas sigurinë që u dhanë zhonërit, u kthyen prapë, ca janë edhe jashtë në Korfus dhe në Napoli. Zhonërit duhej të tregonin këtë miqësi dhe të kishin mirënjojtje që në krye për ne, po s’deshnin. Dhëntë zoti pas këtaj të mejtohen më mirë, se pa shqipëtarët nuk rrojnë dot, dhe duhet ta kenë me të drejtë, se shkoj koha, kur shqipëtari gënjehej me një vezë të kuqe.’’

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit