MENU
klinika

Bllokohen serverat

Korrupsion në Prokurorinë e Tiranës, arrestohet avokatja

20.09.2018 - 11:51

Korrupsioni është shfaqur në Prokurorinë e Tiranës, dhe kjo është zbuluaar nga kamerat.

Serveri i kamerave të Prokurorisë së Tiranës është bllokuar nga Krimet e Rënda me qëllim për të hetuar rryshfetin nga një prokurori.

Kanë qenë përgjimet e disa të arrestuarve të cilët bënë të mundur zbulimin e këtij rasti korrupsioni.

Si pasojë e këtyre ngjarjeve të fundit është arrestuar avokatja Donata Lepenica si dhe ka ndodhur dhe pezullimi i prokurorit Përparim Hasa.

Avokatja Lepenica është arrestuar duke qenë se dyshohet se ka ndërhyrë tek prokurori i Prokurorisë së Tiranës për një rast si dhe ka paguar rreth 2 mijë euro për ndryshimin e akuzës.