MENU
klinika

Policia Kufitare

Korrupsioni/ 6 policë të Kakavijës në burg

22.09.2018 - 14:04

Efektivët e Policisë Kufitare të arrestuar dy ditë më parë në Gjirokastër, janë njohur me vendimin e Gjykatës e cila dha masën arrest shtëpie për 5 prej tyre ndërsa për efektivin e 6 detyrim paraqitje. 

Konkretisht në arrest shtëpi tashmë janë Gentian Gjolleshi, Afrim Çomo, Edmond Nikolla, Fatmir Bega, ndërsa detyrim paraqitje ndaj Roland Gegës, pasi ai shfaqi probleme të rënda shëndetësore dhe duhet të marri ndihmë mjekësore në spitalin Omer Nishani.

Gjatë seancës së zhvilluar trupi gjykues ka vendosur masën arrest me burg për shtetasin Besnik Sinani dhe Kastriot Senka të cilët me automjetet e tyre taksi kryenin transportin e personave të ndryshëm.

Ndalimi i të gjithë shtetasve të lartëpërmundur u bë dy ditë më parë nga Shërbimi Çështjes së Brendshme dhe Ankesave, pasi dyshohej se të gjithë këta persona krijonin mundësi për qytetarë të ndryshëm në kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë, kryesisht për ata shtetas që kishin probleme në zonën Shengen.

Pas dy muajve përgjime, Shërbimi Çështjes së Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), arriti në konkluzionin se informatat kanë qënë të sakta dhe ka kryer arrestimin e kolegëve të tyre për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjjshëm të kufirit.