MENU
klinika

Marrëveshja, Kosovë-Serbi

Kosova ‘përçan’ Serbinë/ Deklaratat e forta të Vuçiç

01.09.2018 - 17:02

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë mbetet ende e vështirë për tu arritur.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me cështjen e përfolur.

Sipas presidentit  Vuçiç, zgjidhja me Kosovën po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Serbinë e cila po shkon në drejtimin ku nuk do të marrë asgjë.

Në deklaratën e tij, kritika të forta ka patur dhe ndaj opozitës serbe, e cila ka shprehur qëndrimin e saj kundër shkëmbimit të territoreve midis dy vendeve, shkruan Gazeta Express.

Sipas presidentit serb, ata kanë harruar se bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve të një Kosove të pavarur.

Ai ka thënë se Serbia do të pranojë një marrëveshje me Kosovën e cila do të jetë në interes të popullit të Serbisë.