MENU
klinika

Stabilizimi në rajon

Kotzias: Të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën evropiane

27.09.2018 - 19:42

Gjatë vizitës së krerëve të shteteve në New York lidhur me Asamblenë e OKB-së, edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka realizuar disa takime mjaft të rëndësishme.

Pas rikthimit të tij, Kotzias, ka folur për mediat greke lidhur me takimin 4-ditor në samitin e OKB në Nju Jork.

kotzias konica.al
kotzias konica.al

Ai ka deklaruar se qeveria e vendit të tij do të ndihmojë Shqipërinë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas tij, vendet e Ballkanit të anëtarësuar në BE, kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin.

Greqia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë për të stabilizuar rajonin.

kotsiaz konica.al
kotsiaz konica.al

“Ne planifikojmë që deri në fund të vitit, të katërt të vizitojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore për të parë se si mund t’i ndihmojmë në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Kotzias.

Ministri grek shtoi gjithashtu se përfaqësues të këtyre katër vendeve ballkanike që janë pjesë e BE, do të bëjnë një udhëtim të përbashkët edhe në Lindjen e Mesme në fillim të vitit 2019, për të parë se si mund të zgjidhet kriza e refugjatëve.