MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Kryemadhi: Qershori pa Ramën kryeministër

22.09.2018 - 18:30

Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe situata politike në vend vijon të mbetet e tensionuar.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur lidhur me zgjedhjet, se në rang opozite nuk ka rëndësi numri i bashkive, por ajo ka shprehur shqetësim lidhur me deformimin e votës.

Sipas Kryemadhit, qeveria e sotme është bërë e rrezikshme për vendin dhe më gjerë, duke theksuar se në zhvillim të zgjedhjeve lokale kyeministri Rama, nuk do të mbajë këtë post, referuar deklaratave të lideres së LSI.

Monika Kryemadhi konica.al
Monika Kryemadhi konica.al

“Ne sot nuk jemi në një situatë normale që luan me rregullat e lojës. Sot nuk diskutohet çfarë do marrë PD apo LSI në zgjedhje. Opozita duhet të krehë këtë qeveri që është bërë e rrezikshme për shqiptarët dhe po bëhet element i rrezikshëm dhe për rajonin. Për ne nuk ka rëndësi numri i bashkive, por të mos ketë deformim të votës. Pjesa tjetër është e shqiptarëve që u takon të zgjedhin kandidatët. Unë mendoj se Rama nuk do jetë deri në qershor kryeministër, atëherë kur do zhvillohen zgjedhjet lokale. Rama edhe mund të çmendet. Vetingu në politikë është i rëndësishëm dhe më pas vijnë hapat e tjera”

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA