MENU
klinika

Prodhuesit flasin

Ku rreh zemra e ekonomisë korçare?

17.09.2018 - 15:40

Gjurmët e zhvillimit ekonomik të Korçës datojnë që në mijëvjeçarin e tretë dhe të dytë të Epokës së Bronzit, megjithatë studiuesit nuk e konsiderojnë këtë periudhë si zanafilla e mirëfilltë e mbrothësisë ekonomike të qytetit. Referencat studimore për zhvillimin ekonomik i takojnë periudhës së të ashtuquajtura Viteve të Mesme , kur edhe dokumentat e kohës vërtetojnë eksiztencën e ndarjes së punës në familje kognate (disa kurora të bashkuara në një familje bërthamë), paçka se në atë kohë bëhej fjalë vetëm për një ekonomi të pronës së përbashkët bujqësore dhe blegtorale.

Për të përjetuar transformimin ekonomik, Korçës iu desh të priste edhe 6 shekuj të tjetë, pasi rreth dekadës 1880 ekonomia do të përjetonte ndryshimin që ekonomistët korçarë e kanë pagëzuar si “revolucioni ekonomik korçarë”. Prej kësaj periudhe, Korça nisi të braktiste sektorin blegtoral e bujqësor për t’u fokusuar më shumë tëk industria, veçanërisht gjatë viteve 1943-1990 ku njohu zhvillim dega e metalurgjisë për nxjerrjen e minerareve. Teksa që prej fillimit të mijëvjeçarit të ri të shek. XXI, qyteti është fokusuar teks sektori i shërbimeve, turizmit dhe transportit.

Zemra e ekonomisë korçare sot

Në një qytet me rreth 95.000 banorë ku dita-ditës shtohet një hotel, kafene apo inagurohet një linjë e re e transportit publik dëshmon se ky Korça po përjeton një zhvillim të sektorit të hoteleri-turizmit, transportit dhe shërbimeve. Referuar pozitës gjeografike dhe klimës së rrethit, ky qark ka nje potencial të madh për të zhvilluar dhe blegtorinë e bujqësinë.

E para, sepse zona e Korçës mundëson të mira natyrore me fusha e kullota të gjera në male, duke mos qenë kështu vetëm se burim për turizmin e bardhë.

Së dyti, historikisht e dalluar për prodhimin e produkteve ushqimore si : mollët, patatet dhe qepët , sot për shkak të importit nga shtetet fqinje, produkti vendas përfundon i hedhur apo i prishur.

Sipas të dhënave të nga Drejtoria Bujqësore Korçë, rezultojnë të regjistruar jo më tepër se 3600 fermerë nga e gjithë zona e Korcës. Një shifër kjo jo shumë e lartë, por më rëndësi për prodhimin vendas. E mjaftueshme për të siguruar në treg produkte vendase, pa lindur si nevojshmëri importimin. Zonat kryesore si ajo e Maliqit dhe fshatrave përreth, fushgropës së Korçës, Devollit etj, me produktet e tyre bujqësore, kryesisht mollët dhe patatet përfundojnë në mbarim të sezonit të vjeljes të hedhura në rrugë ose në rastin më të mirë më mall stok .

Arsyet duhen kërkuar tek dominimi i produkteve të huaja dhe tek kosto e lartë e prodhimit dhe transportit që nuk i nxjerr fermerët me fitim. Sipas të dhënave nga Agjensia Për Zhvillimin Bujqësor Rural , për këtë vit janë akorduar subvencione për rreth 18.000 bujqë e blegtorë, por frytet nuk janë vjelë plotësisht për shkak të masave atmosferike të paqëndrueshme që kanë sjellë përmbytje e breshër, duke rritur humbjet për fermerët.

Në kushte të tilla paraqitet situata edhe për sektorin blegtoral. Prodhuesit në zonën e Pojanit, Malavecit, Dishnicës e Devollit shprehen se prodhimi i produkteve bujqësore, ka rënë dukshëm , pasi tregu nuk i favorizon këto produkte e për më tepër mbështetja e dhënë nga shteti shpesh rezulton e kotë.

“Cdo vit i kam hedhur patatet me ton. Këtë vit kam lënë 13 ton në magazinë. Nuk shkon, nuk e blen njeri, vjen me cilësi tjetër nga Maqedonia ka pesticid , nuk është i shëndetshëm, por konsumatori atë do. Kam marrë subvencion këtë vit edhe për qershitë, por përsëri vërhet mungesë e kërkesës. Nuk sigurohet as kostoja për prodhim me të ardhurat e marra. Po falimentojmë”, u shpreh Nikolin Pojani , një prej fermerëve korcarë.

Në kushte të tilla , sot ekonomia korcare po I zgjeron territoret në drejtim të hotelerisë dhe turizmit, sit ë vetmit sektorë që duket se krijojnë përfitime ekonomike të qëndrueshme për korçarët.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN