MENU
klinika

Të njohura për publikun

Kush janë dy velinat e reja të Fiks Fare?

01.09.2018 - 10:03

Me fillimin e sezonit të ri, ndryshimet në ekranet televizive kanë qenë të mëdha. Shumë figura të njohura kanë lëvizur, duke ndryshuar format apo edhe duke u larguar për një profesion tjetër.

Ndërkohë që, si çdo sezon, edhe këtë herë emisioni Fiks Fare në Top Channel ka pësuar ndryshime. Edhe pse një emision investigativ, me këtë format prej vitesh jemi mësuar që pjesë e pandarë e tij të jenë edhe dy velina.

Por kush do të jenë dy bukuroshet e këtij sezoni? Mësohet se ato janë Marjana Shkreta dhe Artea Bebri. Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it janë marrë më modeling , kanë qenë pjesë të sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Marjana Shkreta është balerinë profesioniste, e cila mban edhe një çmim bukurie, atë të ‘Miss Kinemasë’. Prej dy vitesh ka qenë pjesë e trupës së baletit të Top Channel.

Biondia Artea Bebri më shumë i është përkushtuar modelingut pa e lenë pas pasionin e saj për kërcimin.