MENU
klinika

Opozita e bojkotoi

Kuvendi miraton dekretin e Presidentit për Teatrin

20.09.2018 - 14:22

Me 75 vota pro mazhoranca pranoi dekretin e Presidentit të Republikës, dhe menjëherë nisi votimin e amendimeve të saj për teatrin, duke i hapur rrugë prishjes së tij.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar më parë nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.

Sipas amendimeve të miratuara në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës në qendër të kryeqytetit.

Ajo që ra në sy në këtë votim ishte mungesa e Ministrit Pandeli Majko dhe Kryeministrit Edi Rama.

Dje opozita e bashkuar i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkonte të mos përfshijë në seancën e sotme ligjin për teatrin. Po dje kreu i PD-së Lulzim Basha pati një takim me artistë, intelektualë e qytetarë për çështjen e Teatrit.

Votimi i amendimeve, tha Basha është një grusht shteti, ndërsa theksoi se të gjithë deputetët që do i votojnë do konsiderohen politikisht nga opozita si terroristë shtetërorë.