MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Leku rimëkëmbet lehtë ndaj euros dhe dollarit

11.09.2018 - 13:31

Leku rifitoi lehtë pikë të martën në kursin e këmbimit me dy valutat kryesore, euron dhe dollarin amerikan. Euro u këmbye me 126.49 lekë, nga 126.51 lekë ditën e hënë. Luhatjet e kursit të euros ngelen në nivele pothuajse të papërfillshme prej disa ditësh. Edhe dollari amerikan humbi lehtë terren dhe u këmbye me 108.98 lekë, 0.34 pikë më pak krahasuar me kursin e të hënës.

Ndërkohë, paundi britanik vazhdoi forcimin e nisur që javën e kaluar dhe u këmbye me 142.04 lekë, niveli më i lartë në muajin e fundit. Monedha britanike u forcua në tregjet ndërkombëtare pas deklaratave të kryenegociatorit të BE për Brexit, Michael Barnier, që tha se një marrëveshje për Brexit mund të arrihet brenda dy muajve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN