MENU
klinika

Digjen transformatorët

Lezhë, 400 familje pa drita dhe ujë

25.09.2018 - 19:38

Në fshatrat Gajush dhe Pllane në Lezhë, janë djegur dy transformatorë të energjisë elektrike duke lënë kështu pa drita dhe pa ujë të pijshëm rreth 400 familje.

Në fshatin Pllanë situata është vështirësuar akoma më shumë për shkak se kanë ndaluar së punuari edhe pompat e ujit që furnizojnë familjet e fshatit.

transformator konica.al
transformator konica.al

Shkaqet e daljes jashtë funksionit të transformatorëve bëhet me dije se janë: amortizimi i rrjetit si dhe era e fortë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që banorët mbeten pa energji elektrike, pasi është hera e katërt brenda këtij viti që digjen transformatorët.