MENU
klinika

Libra falas për 190 mijë fëmijë

Librat për filloren/ Rama: Fund teksteve që lemerisën këdo

02.09.2018 - 14:56

Kryeministri Rama është ndalur në qytetin e Vlorës, aty ku ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla për të zhvilluar një takim me mësues e prindër.

Në takim u tha se librat falas për nxënësit e klasave të fillores, që vitin tjetër do të përfshijnë edhe klasat e pesta, janë një provë kuptimplotë.

“Na vjen shumë mirë që ia dolëm në këtë proces, e që tani kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e fëmijët ta zëvendësojmë me një kontribut të shtetit. Hap pas hapi, përpjekjet, sakrificat dhe dhimbjet që shoqërojnë reformat po kthehen dhe masat e vështira po sjellin një forcë për shtetin. Duke u ardhur në ndihmë fëmijëve, u bëjmë të mundur familjeve që t’i përdorin për diçka tjetër shpenzimet për libra”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se falë reformave e kontributeve të të gjithëve rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve.

Shefi i qeverisë tha se librat e rinj, falas për rreth 190 mijë fëmijë, janë tanimë paketë e re nga Oxfordi, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar kështu malet me gropa të teksteve që për shumë vite lemeritën mësuesit, prindërit e nxënësit.


M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN