MENU
klinika

Postimi i Ramës

‘Ligjet janë sovrane mbi sovranët’

01.09.2018 - 10:20

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta uroj me një shprehje të mbretit Luigj XIV, i njohur ndryshe si mbreti ‘Diell’.

Ai ka postuar në story-n e instagramit të tij pak të dhëna për mbretin ‘Diell’ dhe shprehjen: Ligjet janë sovrane mbi sovranët.

 

Pak histori…

Luigji XIV është padyshim mbreti më i famshëm i Francës. I famshëm për luksin e tij ai i la kulturës franceze një trashëgimi të pasur. Mbretëria e tij, me më shumë se 72 vjet, është mbretëria më e gjatë e dokumentuar në Evropë. Përforcoi figurën e Francës si superfuqi në Evropë dhe në botë, duke luftuar tre konflikte të mëdha. Ai njihet edhe sot me emërtimin “Mbreti Diell”, të cilin ia vendosën vetë francezët.

Luigji XIV lindi më 5 shtator 1638 në Versajë. Si fëmija i mbretit Luigji XII dhe I mbretëreshës Anna e Austrisë, lindja e tij u duk e jashtëzakonshme dhe shumë e çuditshme sepse ndodhi 23 vjet pas martese dhe sepse mbretëresha nuk kishte lindur asnje fëmijë. Në moshën 5-vjeçare Luigjit XIV i vdiq i ati, e kjo vdekje e papritur do ta kurorëzonte Luigjin mbret në një moshë fare të vogël. Në fakt për ta drejtuar Francën u emërua udhëheqëse e vendit e ëma Anna, e cila e ndau këtë detyrë me ministrin e parë, Kardinalin Mazzarino. Vetëm pas vdekjes së Kardinalit më 9 mars 1661, Luigji mori Kurorën.

Luigji i njohur edhe si “Mbreti Diell” qeverisi për shtatëdhjetë e dy vjet rresht shtetin e Francës, me shume se çdo tjetër mbret francez. Më 10 qershor 1660 u martua me të bijën e mbretit Spanjoll Filippo IV, Maria Teresa. Martesa nuk u prit mire nga Luigji i cili ishte i dashuruar me mbesën e Kardinalit Mazzarino, Maria Mancini.

M.H