MENU
klinika

Shndërrimi i FSK-së në ushtri

Ligji për ushtrinë/ NATO: Çështje e brendshme e Kosovës

14.09.2018 - 15:00

NATO e shikon transformimin e forcave të armatosura të Kosovës në ushtri si një çështje të brendshme që i takon autoriteteve të Kosovës.

Qëndrimi i NATO-s është i qartë: kjo është një çështje e autoriteteve të Kosovës” lajmëron zyra e shtypit e NATO-s në Kosovë.

Zyra e NATO-s në Kosovë shkruan se e vlerëson profesionalitetin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe e quan si një forcë multietnike dhe burim stabiliteti në rajon.

Në reagimin e saj zyra e NATO-s shton se çdo ndryshim i strukturës dhe mandatit të FSK-së duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese.

NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por shton se “nëse Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të zhvillohet, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë“. thotë zyra e shtypit të NATO-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti