Putin rrallë përdor një kompjuter, e megjithatë vendi i tij është tanimë në epokën dixhitale. Rusia dikur kishte një teknologji të prapambetur, duke patur parasysh që sovjetikët nuk kishin internet deri në vitin 1990. Megjithatë, para vitit 1996, një brez i ri hakerash në Rusi kishte depërtuar në rrjetin ushtarak të Amerikës, duke shkatërruar dhjetëra mijëra dosje. Në vitin 2008 nisi një histori e luftës kibernetike nga Fred Kaplan, hakerët rusë arritën atë që zyrtarët e Pentagonit e konsideronin pothuajse të pamundur: hynë në një rrjet që nuk ishte lidhur me internetin publik. Në dekadën e fundit, taktikat kibernetike janë bërë një komponent thelbësor i përpjekjeve të Rusisë për të ushtruar ndikim mbi fqinjët e saj.
Pasi kishte kaluar një mbrëmje normale pranverën e vitit 2007, Presidenti Toomas Hendrik Ilves i Estonisë ishte në shtëpi duke përdorur kompjuterin e tij. Ai nuk futej dot në internet. Faqet e lajmeve nuk hapeshin, faqet zyrtare të qeverisë gjithashtu. Presidenti mendoi se ishte një gabim teknik. Reagimi i parë nuk ishte ‘Po na sulmojnë’”, por, pas disa minutash, ai e kuptoi se dikush po sulmonte një nga pasuritë kryesore të Estonisë.
Si vendlindja e Skype dhe shtëpia e firmave të tjera të teknologjisë, Estonia është e njohur në qarqet e teknologjisë. Por Estonia ishte e përfshirë në një konflikt me Rusinë lidhur me planet për të lëvizur një statujë të epokës së Luftës së Dytë Botërore të një ushtari sovjetik nga qendra e Talinit, kryeqytetit. Qeveria ruse kishte paralajmëruar publikisht se lëvizja e saj do të ishte “katastrofale” për estonezët.
Më 27 prill, statuja u zhvendos. Pothuajse menjëherë, nisën të shpërndaheshin në gjuhën ruse udhëzime se si të bëheshe një hacker amator. Hetuesit nuk e identifikuan burimin e sulmit, por Ilves, i cili u largua nga Presidenca në tetor 2016, beson se ajo ishte një aleancë midis anëtarëve të qeverisë ruse dhe krimit të organizuar.
Megjithëse incidenti nuk u pasqyrua në mediat ndërkombëtare, kjo ishte një ngjarje historike, një sulm kibernetik mbështetur nga shteti për qëllime politike.
Vetëm një vit pas sulmit në Estoni, gjatë një konflikti me Gjeorgjinë mbi territorin e Osetisë së Jugut, tanket dhe aeroplanët rusë kaluan në këtë territor në të njëjtën moment kur hakerët hynë në pesëdhjetë e katër faqe në shërbim të qeverisë, medias dhe bankave ku vodhën informacion ushtarak.
Fushata e Gjeorgjisë ishte një nga herët e para ku operacionet tokësore kombinoheshin me aktivitet kibernetik. Planifikuesit ushtarakë rusë dhe zyrtarët në Kremlin e konsideronin Gjeorgjinë si një dështim në fushën e propagandës ndërkombëtare. Për Rusinë, konflikti pesë-ditor përfaqësoi një “humbje totale në hapësirën e informacionit”, tha Pavel Zolotarev, një gjeneral i madh në pension në Ushtrinë Ruse, i cili tani është profesor në Akademinë e Shkencave Ushtarake. Gjeneralët rusë e morën si mësim dhe filluan të studionin se si të përdorin median dhe instrumentet e tjera për të fituar “luftën e informacionit”.
Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, patën një sukses të dukshëm në kibernetikë. Në vitin 2008, së bashku me inteligjencën izraelite, SHBA filloi sulmin e parë dixhital në infrastrukturën e një vendi tjetër, duke vendosur një “krimb”, i njohur si Stuxnet, i cili ishte projektuar për të shkaktuar centrifuga në Iran për të nxjerrë jashtë kontrollit dhe në këtë mënyrë për të vonuar zhvillimin bërthamor të Iranit.
Ndërkohë administrata e Obamës po përpiqej të rregullonte disi marrëdhëniet me Rusinë, duke bërë marrëveshje dhe duke bashkëpunuar për çështje të caktuara, pavarësisht tensioneve. “Kibernetika ishte një çështje, për të cilën ishim duke u përpjekur të punonim me Rusinë,” tha Evelyn Farkas, zyrtarja e Pentagonit.
Kur Robert Knake u bë drejtor i politikës së sigurisë kibernetike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në vitin 2011, Shtëpia e Bardhë kishte ndërmarrë një iniciativë për të luftuar sulmet kineze. Knake kishte pyetur “OK po cili është plani kundër Rusisë? Dhe plani kundër Iranit?”. Vështirësia ishte që, pas Stuxnet-it, SHBA-ja kishte nevojë për bashkëpunim me Iranin. Nga viti 2011 deri në 2013, hakerat e mbështetur nga iranianët zhvilluan një sulm të vazhdueshëm mbi dhjetëra banka amerikane dhe kompani të shërbimeve financiare, por SHBA nuk reagoi, pjesërisht sepse administrata po negocionte me Iranin për të ndaluar programin e saj bërthamor.
Një doktrinë e re po formësohej në Rusi, sipas së cilës Rusia përpiqej të studionte mjetet e Perëndimit, në mënyrë që t’i kundërshtonte ato në vend por t’i praktikonte jashtë vendit. Në shkurt të vitit 2013, në faqet e Drejtorisë Ushtarake Industriale, një gazetë me pak lexues, kryesisht strategë ushtarakë, Valery Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm rus, botoi një artikull me titullin “Vlera e Parashikimit të Shkencës”. Artikulli nxiti miratimin e një strategjie që përfshinte taktika ushtarake, teknologjike, politike dhe të inteligjencës që të destabilizonte një armik me kosto minimale. Strategjia, e cila u njoh si “luftë hibride”, ishte një amalgamë që shtetet e kanë përdorur për breza të tërë. Teksti është bërë legjendë dhe tani është i njohur në qarqet ushtarake ndërkombëtare si doktrina Gerasimov.
Gerasimov u trajnua si një komandant tanku, dhe pastaj u ngjit në hierarkinë ushtarake. Udhëhoqi Ushtrinë e Pesëdhjetë e tetë gjatë Luftës së Dytë Çeçene. Në esenë e tij, shkruar në kohën e Pranverës Arabe , një “shtet i i lulëzuar brenda disa muajsh, madje edhe ditësh, mund të shndërrohet në një arenë konfliktesh të armatosura, të bëhet viktimë e ndërhyrjes së huaj dhe të zhytet në kaos, katastrofë humanitare dhe luftë civile”.
Ngjarje të tilla ishin “tipike të luftës në shekullin e njëzet e një,” shkruante ai. “Roli i mjeteve jo-ushtarake për arritjen e synimeve politike është rritur, dhe në shumë raste e ka tejkaluar forcën e armëve”.
Recetat e Gerasimov filluan të dukeshin profetike një vit më vonë, kur Rusia aneksoi Krimenë në befasi dhe binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Propaganda e bërë nga Rusia rriti ndjenjat pro-Moskë në një popullsi që tashmë ishte e kujdesshme ndaj udhëheqësve politikë ukrainas në Kiev dhe kishte lidhje të thella historike me Rusinë.
“Për të ndodhur diçka, duhen shumë faktorë të njëjtën kohë”, tha Aleksandër Sharavin, kreu i një instituti kërkimor ushtarak dhe një anëtar i Akademisë së Shkencave Ushtarake, në Moskë. “Nëse shkoni në Britaninë e Madhe, për shembull, dhe u thoni atyre se Mbretëresha është e keqe, asgjë nuk do të ndodhë, nuk do të ketë revolucion, sepse nuk janë kushtet e nevojshme, nuk ekziston sfondi i duhur për këtë operacion.” Por Sharavin tha , “Në Amerikë këto kushte janë”.
Pas sulmit në Ukrainë tensionet SHBA-Rusi vazhduan të rriteshin. SHBA dhe Bashkimi Evropian kishin nisur të diskutonin detajet për krijimin e një qeverie të përkohshme në Ukrainë, por Rusia e kundërshtonte këtë. Këshilltari i Obamës, Benjamin Rhodes, tha se agresiviteti i Rusisë ishte shtuar shumë që nga demonstratat e para në sheshin Maidan, në Kiev.
Në vjeshtën e vitit 2014, një grup piratësh i njohur si Dukët hyri në një sistem kompjuterik në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe fitoi kontroll të mjaftueshëm. Në qarqet e sigurisë, Dukët, besohej se drejtoheshin nga qeveria ruse. Shumë pak dihet për madhësinë dhe përbërjen e ekipit rus të kriminelëve kibernetikë shtetërorë. Në vitin 2013, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se po formonte batalione “shkencore” dhe “operacione informacioni”. Një zyrtar i mbrojtjes më vonë shpjegoi qëllimin e tyre si “prishjen e rrjeteve të informacionit të armikut të mundshëm”. Në fillim u duk për të qeshur, por kjo ishte e vërtetë, këto njësi u formuan me personel nga të diplomuarit e universiteteve kryesore teknike të vendit.
Pas depërtimit në Departamentin e Shtetit, Dukët u shpërngulën në rrjetin kompjuterik të zyrës së Presidentit. Deri në shkurt të vitit 2015, intensiteti i rritur i ndërhyrjeve ruse kishte shkaktuar alarm në Uashington.
Zyrtarët evropianë shprehnin shqetësime të ngjashme. Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Jashtme, agjencia franceze e spiunazhit thuhet se ishte e shqetësuar se spiunët ruse dhe hakerët po punonin për të ndihmuar Marine Le Pen, kandidatin presidencial të Partisë së Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë. Le Pen, partia e të cilit ka marrë hua nga një bankë ruse, thoshte se Ukraina kishte qenë gjithmonë pjesë e Rusisë.
Bruno Kahl, kreu i agjencisë së inteligjencës së Gjermanisë, ka shprehur shqetësimin se hakerët rusë gjithashtu po përpiqen të ndikojnë në politikën gjermane, ku kancelarja Angela Merkel është përkrahëse e fuqishme e NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Deri në mars të vitit 2016, kërcënimet nga rusët vazhdonin. Ekspertët e sigurisë kibernetike zbuluan një grup të dytë të hakerëve rusë, të njohur si Fancy Bear, të cilët përpiqeshin të hynin në llogari që i përkisnin John Podesta dhe zyrtarëve të tjerë demokratë. Charles Carmakal, një specialist në FireEye, një organizatë e sigurisë kibernetike, tha se hakerat e sofistikuar shpesh lënë “gjurmë”.
Më 22 korrik, tre ditë para Konventës Kombëtare Demokratike, WikiLeaks nxori gati njëzet mijë e-mail, shumë të dëmshme, ndër të cilat zbulohej se ndonëse zyrtarisht e paanshme, DNC po përpiqej të sulmonte fushatën e Bernie Sanders.
Kryetarja e përkohshme e DNC, Donna Brazile, kishte punuar në shtatë fushata presidenciale, por ajo ishte e papërgatitur për nivelin e zemërimit, duke përfshirë kërcënimet me vdekje, për stafin e DNC, drejtuesit dhe donatorët.
Ndërkohë që zyrtarët e administratës së Obamës përpiqeshin të gjenin mënyrën se si t’i përgjigjeshin sulmeve kibernetike, filluan të transmetoheshin “lajme të rreme” për Hillary Clinton në Rusi dhe përmes mediave sociale, një fenomen potencialisht shumë i dëmshëm.
Në javët pasi WikiLeaks publikoi e-mailet e DNC, John Mattes, një organizator i Bernie Sanders, vuri re një rritje të numrit të përdoruesve të rinj të internetit me profile të rreme.
Një studim nga dy ekonomistë, Matthew Gentzkow, nga Stanford dhe Hunt Allcott, nga Universiteti i Nju Jorkut, zbuluan se në tre muajt e fundit të fushatës, se lajmet pro-Trump shpërndaheshin katër herë më shpesh se lajmet pro-Klinton, kundërshtares së tij.
WikiLeaks publikonte e-maile të reja pothuajse çdo ditë deri ditën e zgjedhjeve. Disa bashkëpunëtorë të Clinton dyshojnë se Roger Stone, një këshilltar i ri i Trump, ndihmonte WikiLeaks për zbulimet e tij. Sipas Stone, dyshimet ishin të pabazuara.
Fushata Klinton po bënte shumë gabime taktike, por, sipas pikëpamjes së Podestës, edhe e-mailet e dëmtuan rëndë fushatën.