MENU
klinika

Familja Hadid

“Luftë” në familje, “beteja” në pasarelë!

10.09.2018 - 20:14

Vitet e fundit ato kanë pushtuar botën e modës e kur motrat Hadid bëhen bashkë në pasarelë eklipsojnë gjithçka dhe e gjithë vëmendja bie mbi ato.

Sfilata e Prabal Gurung mbrëmjen e së dielës u kthye në një “çështje familjare” mes motrave Gigi dhe Bella, ndërsa për herë të parë në pasarelë njëkohësisht me ato zbriti edhe Anwar, vëllai i vogël i tyre. Ndërkohë nga rreshti i parë, me një vëmendje të jashtëzakonshme, sfilata u ndoq nga mami Yolanda.

Familja Hadid shfaqi koleksionin pranverë/verë 2019, ndërsa java e modës në Nju Jork vazhdon.

Sigurisht, përvoja është më e madhe të Gigi, por vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe të famës edhe Bella, e cila është kthyer në një nga personazhet më të dashur dhe më të përfolur të showbiz.

Po ashtu, edhe në këtë sfilatë, kritikat pozitive kanë shkuar pikërisht për Bella Hadid, e cila duket se me linjat e saj fenomenale ka lënë në hije motrën e saj.

Por “lufta” brenda familjes do të vijojë.