MENU
klinika

Fokusi i takimit

Maas i kërkon Bashës pikëpamjet për daljen nga kriza

19.09.2018 - 13:37

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të ardhjes së tij në Tiranë.

Në qendër të bisedave, bëhet me dije të ketë qenë situata politike në Shqipëri, si dhe pikëpamjet e PD për daljen nga kriza politike ndërkohë dhe zhvillimet në rajon.

Ministri gjerman, pak më herët ditën e sotme u takua edhe me homologun shqiptar Ditmir Bushati.

Kërkesat e Gjermanisë janë të caktuara, sipas ministrit Maas dhe përsa i përket çështjes së reformave ai ka theksuar faktin se, jo domosdoshërisht, qershori 2019 është çelje e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN