MENU
klinika

Globalizmi kundër nacionalizmit

Makron-Salvini, një luftë për të ardhmen e Evropës

08.09.2018 - 13:05

Shenja e parë që Mateo Salvini ishte i destinuar të bënte luftë me Emanuel Makron erdhi në qershor, disa ditë pasi Salvini u emërua ministër i brendshëm i Italisë.

Salvini dhe partia e tij dëshiron të shkurtojë në mënyrë drastike imigracionin, njoftoi se një anije shpëtimi, që mbante 629 emigrantë nga Afrika, nuk do të lejohej të vendosej në Sicili.

Makron reagoi shpejt me zemërim. Salvini u përgjigj se nëse francezët donin të tregonin zemërgjerësinë e tyre, ata mund të zotoheshin që të ushqenin dhe strehonin disa nga 100,000 emigrantë afrikanë.

Këtë javë, ajo që dukej si një antipati personale midis dy politikanëve, u pa më shumë si një betejë e gjithanshme për zemrat dhe mendjet evropiane.

Kur rebelët libianë sulmuan qeverinë në Tripoli, duke kërcënuar marrëveshjet që Italia ka bërë me Libinë për të kufizuar largimet e emigrantëve nga brigjet e Afrikës Veriore, Salvini tha për gazetarët “Është dikush pas kësaj, dikush që nisi një luftë që nuk duhet të kishte filluar kurrë”.

Ditë më parë, Salvini kishte ftuar kryeministrin hungarez Viktor Orban të bënte ndonjë deklaratë. Ishte Orbán i cili nxiti Evropën që të tregohej më “e ngurtë” lidhur me kufijtë e saj gjatë ardhjes së shumë migrantëve nga Siria.

Orbán e quajti Salvinin si heroin e tij. Dhe ai veçoi Makron si armik.

“Ka dy kampe në Evropë dhe njëri drejtohet nga Makron. Ai është në krye të forcave politike që mbështesin imigracionin. Nga ana tjetër, ne duam të ndalojmë imigracionin e paligjshëm” u shpreh kryeministri hungarez.

Orbani ka të drejtë. Nacionalizmi i Salvinit dhe globalizmi i Macronit janë dy vizionet konkurruese të së ardhmes së Evropës.

Një vit më parë, u duk se presidenti i sapozgjedhur francez mund të trashëgonte idetë e Angela Merkelit si unifikues të Evropës.

Ai do t’i japë një frymë të re Bashkimit Europian të demoralizuar nga largimi i Britanisë. 

kolana e librave

Salvini është duke marrë vrull. Qeveria e koalicionit ka fituar besnikërinë e më shumë se gjysmës së italianëve, duke dyfishuar mbështetjen e partisë së tij nga 17 përqind në 32 përqind që nga pranvera, duke e kthyer atë në partinë më popullore të Italisë

Makron, ndërkohë, ka pasur një verë të keqe. Filloi me një skandal që përfshin truprojën e tij 26-vjeçar Alexandre Benalla, i cili duket se kishte një tendencë për të dhunuar njerëzit që nuk ishin dakord me shefin e tij. Në një demonstrim të muajit maj, Benalla u pa në një video duke tërhequr një protestues.

Popullariteti i Makron, që ka rënë shumë për një vit, tani qëndron në 34 përqind.

Salvini është një politikan i jashtëzakonshëm. Macron nuk është, ose të paktën jo ende. Politika kërkon një politikan që ka aftësi dalluese, diçka që Macron nuk e ka.

Macron e ka konsideruar Salvinin si dikë që gjithmonë përpiqet të jetë provokues, pa marrë parasysh pse një politikan ndonjëherë duhet të jetë i tillë.

Salvini është mirë me oratorinë. Ai ka arritur të riformulojë humanizmin si kriminalitet.

Ai përshkruan organizatat joqeveritare që transportojnë migrantë në det si të lidhur në të njëjtën “biznes” me mafiozë.

Qëllimi i Salvinit është të ekspozojë Makronin si një lloj politikan që favorizon emigracionin e hapur. Asnjë udhëheqës evropian nuk mund të lejojë të shihet si “i butë” megjithëse shumë prej tyre nuk zbatojnë politika të ashpra.

Salvini ka gjetur një sërë argumentesh nacionaliste që shpesh kane më shumë sukses. Por institucionet e ekonomisë globale mbeten të fuqishme dhe bindëse, dhe Macron flet për ta më me entuziazëm se në SHBA apo në Britani apo në çdo vend tjetër.

Brenda tetë muajve, zgjedhjet parlamentare të BE-së do të na tregojnë se në cilën prej këtyre dy rrugicave do të ecin evropianët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i menjëhershëm i Makron...

‘Shkaktarja për shembjen e urës është Evropa’