Të mërkurën, gjykata pritet t’i shqyrtojë nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit për shpalljen e referendumit, të dorëzuara nga Partia “E Majta” dhe partia “Kongresi Botëror Maqedonas”.
Nëse Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte referendumin, kjo do të sillte një krizë të re politike, gjë që mund të ishte fatale për Maqedoninë.
Në nismën e partisë “E Majta”, thuhet se vendimi i parlamentit për referendum është jo kushtetues dhe në kundërshtim me Ligjin për referendum, sepse ky dokument nuk i ka të gjitha pjesët e nevojshme., pasi sipas këtij subjekti politik, pyetja e referendumit është manipuluese dhe e shumëkuptimtë.
“Ky referendum, në rastin konkret, nuk është referendum për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, por vetëm për krijimin e kushteve për anëtarësim në NATO dhe BE”, shprehet partia “’E Majta”.
“Në raste të tilla, duhet të vlerësohen parimet themelore të Kushtetutës që janë pak më të gjera se sa një kuptim i ngushtë për ndonjë shkeljeje formale në një pjesë të procedurës”-u shpreh Trendafil Ivanovski, Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese së Maqedonisë.
Megjithatë, Ivanovski thotë se nuk do të befasohej nga ndonjë vendim i Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësja raportuese për këtë iniciativë është Elena Gosheva, e cila sipas disa mediave maqedonase tashmë propozon që Gjykata Kushtetuese të shqiptojë masë të përkohshme ndalimi të të gjitha aktiviteteve për mbajtjen dhe zbatimin e referendumit.