MENU
klinika

Thirrje për bashkimin e populistëve

‘Martesa’ Itali-Hungari/ ‘Kali i Trojës’ për Evropën

08.09.2018 - 12:54

Udhëheqësi hungarez Viktor Orban dhe zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini patën së fundmi një takim, ku folën për një pasion të përbashkët, shkëmbyen komplimente dhe premtuan që do t’a shihnin njëri-tjetrin përsëri.

Pas takimit të tyre në Milano, Orban e përshkroi Salvinin si heroin e tij për refuzimin e lejimit të azilkërkuesve në një anije, që të zbarkonin në tokën italiane.

Salvini tha se shpresonte që ky takim të jetë i pari, por jo i fundit me Orbanin për të ndryshuar fatin e Evropës.

Marrëdhënia në rritje midis dy figurave të ekstremit të djathtë mund të duket si një tjetër “martesë” politike, por kjo mund të jetë një kalë i Trojës për krerët e BE-së, dikur të shqetësuar se Brexit do të shkatërronte bashkimin e tyre të pasluftës.

Ndërkohë, fraksionet e ekstremit të djathtë në të gjithë BE-në presin fitore të mëdha në zgjedhjet e Parlamentit Europian majin e ardhshëm, një mundësi që vjen vetëm një herë në pesë vjet dhe premton një ndikim të madh rajonal mbi politikat, kryesisht në migracionin.

BE ka më shumë gjasa të kërcënohet nga brenda bllokut. Ajo që ka munguar kaq gjatë ka qenë bashkimi në Parlamentin Europian. Marrëdhënia Orban-Salvini tregon se një “oreks” për një unitet të tillë po rritet.

Bashkëpunimi dypalësh ndërmjet partive me të njëjtat politika dhe ide, apatia e votuesve dhe sistemi zgjedhor i Parlamentit Europian mund të jetë stuhia e përkryer që ia jep drejtimin e Evropës populistëve

Salvini ka hedhur një ide të re, duke bërë thirrje për një “Ligë të Ligave” evropiane për të bashkuar populistët.

Zëdhënësi i Salvinit i tha CNN-së se ministri ishte takuar me Bannon, politikanin belg me të njëtat pikëpamje për të shkëmbyer ide, sipas kërkesës së Bannon.

Kjo nuk është hera e parë që Orban dhe Salvini kanë bërë thirrje për më shumë unitet midis partive me ide të ngjashme. Orban, i cili ka qeverisur Hungarinë për tetë vitet e fundit dhe u rizgjodh në prill, e sheh partinë e tij në krahasim me multikulturalizmin dhe vlerat liberale.

Ai tha në korrik se forcat nacionaliste duhej të bashkoheshin për të luftuar imigracionin.

Salvini, i cili është gjithashtu ministër i brendshëm dhe udhëheqës i partisë Lidhja anti-emigrante, bëri thirrje për një “Lidhje të Ligave” që do të bashkojnë të gjitha lëvizjet e lira dhe sovrane në vende të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN