MENU
klinika

Çështja "Shullazi"

Mazhoranca mbështet hetimin e Arta Markut kundrejt prokurorëve

21.09.2018 - 12:03

Çështja “Shullazi”, ka krijuar trazira brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku kryeprokurorja, Arta Marku, kërkoi hetimin disiplinor për 10 prokurorë të cilët refuzuan të ishin pjesë e shortit.

Menjëherë pas kësaj të fundit, ka ardhur dhe reagimi nga mazhoranca shqiptare ku deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, e cila është dhe kryetare e Nënkomisionit për vettingun në polici, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Deputetja e gjykoi të drejtë masën e vendosur nga Marku për këta prokurorë, ndërkohë që 3 prej tyre u transferuan, duke theksuar faktin se Prokuroria është një organ i pavarur.

“Mbështesim punën e prokuroreve. Ka më shumë gjera që si ndajmë me opozitën sesa i ndamë. Prokuroria është organ i pavarur dhe çdo ndërhyrje jona do të ishte ndërhyrje në Kushtetutë. Është marrë një masë dhe është marrë një përgjigje për atë masë. Më duket masa e natyrshme”, përfundo Felaj.