Në 4 vitet e fundit numri i nxënësvë në shkollat e Matit është përgjysmuar.
Si pasojë e përgjysmimit të nxënësve brenda një harku kaq të shkurtër kohor, 14 shkolla me klasa kolektive në të gjithë Bashkinë e Matit u mbyllën.
Në vitin 2014 në të gjitha shkollat e rrethit mësonin 12 mijë nxënës, ndërsa në këtë shtator numri pritet të shkojë jo më shumë se 5 900 nxënës.
Përgjegjesja e Zyrës Arsimore, Mat, Arjana Rami thotë se kjo mënyrë mësimdhënie po i kthente shumë nxënës në analfabetë funksionalë!
Mbyllja e shkollave në rrethin e Matit ka gjetur edhe mirëkuptimin e prindërve, pasi drejtoria Arsimore do të marrë përsipër transportin drejt shkollave të tjera.
Ndërkohë në Bashkinë Mat, po bëhen përgatitjet e fundit për vitin e ri shkollor ku institucionet po rikonstruktohen ndërsa vijon edhe shpërndarja e librave falas sipas vendimit të qeverisë.