MENU
klinika

Centralizimi i shkollave

Mbyllen 18 klasa kolektive në Gjirokastër

13.09.2018 - 15:53

Klasat Kolektive janë duke u mbyllur në qarkun e Gjirokastrës në kuadër të ridimensionimit të shkollave të ndërmarrë rishtazi nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Shkollat që mbanin vetëm emrin por nuk kishin kushtet për të ushtruar funksionet nuk do të mbahen më të hapura.

Kreu i Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës Lindita Rova shpjegon se kjo nismë ndërmerret në kuadër të centralizimit të shkollave në bazë rajonesh që do të thotë se ato do të jenë të përqëndruara në bazë të njësive administrative. “Kjo nisëm shkurton shpenzimet dhe shoqërohet edhe me suprimimin e vendeve të punes për mësuesit” – thotë Rova.

Sipas DAR Gjirokaster, numrin më të madh të klasave kolektive që i’u vihet dryni, e ka Tepelena me nëntë të tilla të përqëndruara kryesisht në zonat malore. Pas Tepelenës vjen Përmeti me gjashtë të tilla dhe Gjirokastra me tre. Pra me këtë lëvizje përqendrohet numri i nxënësve nga fshatrat e thella në një shkollë të vetme.

Rrjedhimisht sipas DAR, në këtë mëyrë do të rritet cilësia e mësimdhënies dhe kujdesi ndaj nxënësve. Edhe pse duhen edhe 4 ditë nga fillimi i shkollës, mbetet ende e paqartë se kush do të mbulojë koston e transportit të nxënësve të fshatrave që i’u mbyllen klasat kolektive apo shkollat. Deri vjet kjo kosto mbulohej nga Ministria e Arsimit.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë