MENU
klinika

Deklaratat

Me sytë nga Koretë/ Fundi i ‘epokës’ së raketave?

19.09.2018 - 10:44

Koreja e Veriut tha se do të mbyllë një strukturë kyçe të testimit të raketave dhe potencialisht do të shkatërrojë kompleksin kryesor bërthamor nëse do të bien dakord me Shtetet e Bashkuara, kështu njoftoi të mërkurën Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in në një konferencë të përbashkët shtypi me Kim Jong Un.

Të dy liderët bënë njoftimin në ditën e dytë të një takimi tre-ditor, të tretin e këtij viti, si pjesë e përpjekjeve me Shtetet e Bashkuara për të ndaluar kërcënimin e luftës në gadishullin Korean.

Duke folur për mediat të mërkurën pas një ceremonie të shkurtër, Kim dhe Moon premtuan të sjellin paqe në Gadishullin Korean, një herë e përgjithmonë, diçka për të cilën u angazhuan fillimisht në samitin e tyre të prillit.

“Bota do të shohë se si ky komb i ndarë në të ardhmen do të jetë një i vetëm,” tha Kim duke duartrokitur nga ata që ishin mbledhur rreth tij.

Kim Jong-Un dhe Moon-Jae

Të dy liderët gjithashtu ranë dakord  se do të diskutonin për të organizuar së bashku Olimpiadën Verore 2032 dhe për të krijuar lidhjet hekurudhore dhe rrugore midis Veriut dhe Jugut brenda vitit të ardhshëm.

“Epoka e re  pa luftë ka filluar”, tha Moon, presidenti i parë i Koresë së Jugut që e ka vizituar Pyongyangin që nga viti 2007. “Sot Veriu dhe Jugu vendosën të zhdukin  të gjitha kërcënimet që mund të shkaktojnë luftë në gjithë Gadishullin Korean”.

Në marrëveshjen e nënshkruar të mërkurën, Pyongyang u zotua të shkatërronte të dy testet e raketave Tongchang-ri dhe vendndodhjen bërthamore Yongbyon, e cila mendohet se përdoret për prodhimin e materialit të palidhur.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Kim u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump në Singapor por negociatat mes të dy palëve duket se mbeten në një rrugë pa krye. Megjithatë, oferta e Kim mund të jetë qartazi një mënyrë për të filluar bisedimet, thonë analistët.

“Ajo që Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë tani janë hapa të vërtetë nga koreano-veriorët që tregojnë gatishmërinë për ta çuar përpara procesin. Nëse Koreja e Veriut është vërtet e gatshme të mbyllë Yongbyon dhe të lejojë inspektorë ndërkombëtarë të merren me çështjen, atëherë me të drejtë këta mund të konsiderohen hapa të rëndësishëm “, tha Michael Fuchs, një bashkëpunëtor  në Qendrën për Progresin Amerikan dhe ish-ndihmës sekretar i shtetit për punët e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Trump i quajti zhvillimet e së mërkurës “shumë emocionuese” në Twitter.

Duke qëndruar krah për krah me Kimun në Phenian, Moon tregoi se shpresonte se bisedimet do të vazhdonin midis Koresë së Veriut dhe SHBA. “Ata vazhdimisht kanë treguar besim ndaj njëri-tjetrit dhe shpresoj se do të ketë një tjetër takim midis dy vendeve sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha Moon.

Kim Jong-Un dhe Moon-Jae

Përpara bisedimeve të kësaj jave, pritej që dy udhëheqësit do të punonin për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane, e cila përfundoi 65 vjet më parë. Ekspertët pohojnë se nuk ka asgjë që t’i ndalojë dy vendet të deklarojnë fundin e luftës ose nënshkrimin e një traktati bilateral për paqe.

Moon dhe Kim hodhën gjithashtu idenë për një takim të katërt midis dy udhëheqësve, kësaj radhe në kryeqytetin e Koresë së Jugut. Kim do të udhëtojë në Seul “sa më shpejt të jetë e mundur”, diçka që asnjë udhëheqës i Koresë së Veriut nuk e ka bërë.

Shefat e mbrojtjes së vendeve nënshkruan gjithashtu një marrëveshje prej 17 faqesh, në të cilën të dy vendet “ranë dakord të ndalnin plotësisht të gjitha veprimet armiqësore kundër njëri-tjetrit në çdo fushë, duke përfshirë tokën, ajrin dhe detin që janë burimi i tensionit dhe konfliktit ushtarak”. Pyongyang dhe Seul u zotuan gjithashtu të ndalonin stërvitjet ushtarake që synonin sulmet ndaj njëra-tjetrës.

“Fakti që udhëheqësit e Koresë mund të takohen pa kufizime në kohë apo vend tregon simbolikisht se një epokë e re e marrëdhënieve ndër-koreane ka nisur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN