MENU
klinika

Një takim në tetor

Liderët e botës ‘kokë më kokë’ për të vendosur fatin e Sirisë

29.09.2018 - 11:26

Gjermania, Turqia, Rusia dhe Franca do të mbajnë një takim mbi situatën në provincën Idlib të shkatërruar nga lufta në Siri në tetor.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të premten se diskutoi planin në një takim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ata kishin rënë dakord mbi bisedimet.

“Ne jemi në favor të një takimi katër-palësh midis presidentit turk, presidentit rus, presidentit francez dhe meje.” tha Merkel gjatë konferencës.

 

Ndërsa forcat qeveritare janë duke u përgatitur për një sulm ndaj Idlibit, lufta mund të hyjë në fazën përfundimtare. Megjithëse provinca e Idlibit është e populluar, një sulm mund të ketë pasoja katastrofike për banorët. Kombet e Bashkuara thonë se Idlibi është shtëpi për rreth 2.9 milion njerëz, duke përfshirë edhe 1 milion fëmijë.

Komentet e Kancelares erdhën gjatë një vizite të rrallë zyrtare nga Erdogan në Gjermani me një agjendë tepër të ngjeshur duke filluar që nga bisedimet për luftën në Siri deri tek arrestimi i shtetasve gjermanë dhe kriza valutore e Turqisë.

Berlin dhe Ankara, kanë patur disi marrëdhënie të tensionuara prej vitesh pas një sërë çështjesh, por kohët e fundit situata është normalizuar, duke sinjalizuar një fazë të re në marrëdhëniet diplomatike.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit të tyre, Merkel dhe Erdogan theksuan rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira Turqi-Gjermani.

Erdogan tha se donte të avanconte një me “skenar fitimprurës”, por shtoi se Gjermania duhet të respektojë sistemin gjyqësor të Turqisë.

Merkel tha se ajo i kishte shtyrë bisedimet me Erdogan për shkak të çështjes së gjermanëve të burgosur në Turqi.

Raportimi nga Berlini, Jonah Hull i Al Jazeera, tha “Turqia është në një krizë ekonomike, dhe kjo është diçka për të cilën Gjermania është shqetësuar”.

“Dhe ka çështje të tjera si për shembull kriza e migracionit dhe Siria , në të cilat do bëhej vërtet progres, nëse marrëdhëniet do të ishin më të mira”, tha ai më tej.

Barin Kayaoglu, një profesor asistent në Universitetin Amerikan të Irakut, tha se dëshira e Erdoganit për të përmirësuar marrëdhëniet me Gjermaninë ishte e lidhur disi me përkeqësimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ideja ime është se Ankaraja shpreson të përdorë marrëdhëniet e saj me BE-në e udhëhequr nga Gjermania, ndoshta për të lehtësuar ngërçin që lira turke pësoi dhe rreziqet e vazhdueshme me të cita  po përballet ekonomia turke”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in

Një konflikt i mundshëm me Rusinë

Gjermania s’mund të rrijë duarkryq përball Sirisë