MENU
klinika

Mbretëresha e Hollywood

Meryl Streep, ‘gruaja e hekurt’ e kinemasë

20.09.2018 - 10:52

Aktorja fituese e çmimit Oscar Meryl Streep është një nga yjet më të famshëm të ekranit, e njohur për punën e saj në filma të zhanreve të ndryshëm si: ‘Sophie’s Choice’, ‘The Deer Hunter’, ‘The Devil Ëears Prada’, ‘Mamma Mia!’ dhe ‘Doubt’.

Kush është Meryl Streep?
Meryl Streep ka lindur më 22 qershor 1949, në Summit të Neë Jersey-it. Ajo filloi karrierën e saj në skenën e Nju Jorkut në fund të viteve 1960 dhe u shfaq në disa produksione në Broadëay. Streep kaloi në industirnë e filmave në vitet 1970 dhe së shpejti filloi të fitonte famë dhe respekt e gjithashtu cmime presitigjozë, duke fituar Oskar për “Kramer vs Kramer”, “Sophie’s Choice” dhe “The Iron Lady”, në mesin e një dhjetëra nominimesh. E aftë për të dhënë gjithmonë maksimumin e saj në dramë, komedi dhe muzikore, ajo është konsideruar si një nga aktoret më të mëdha të kohës sonë.

Oscars
Që nga viti 2018, Streep është nominuar plot 21 herë për Oscar dhe ka fituar tri çmime për: “Kramer vs. Kramer” (1979) për Aktoren më të Mirë Mbështetëse dhe “Sophie’s Choice” (1982) e The Iron Lady (2011) për aktoren më të mirë.

Suksesi i fundit me “The Iron Lady”
Streep pati sukses të madh për punën e saj në ‘The Iron Lady’ të vitit 2011. Ajo portretizoi ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher, një politikane dinamike dhe e fuqishme, e cila u admirua nga disa dhe u urrye nga të tjerët. Ndërsa Thatcher është quajtur e ftohtë dhe e pandjeshme, Streep besonte se Thatcher “ishte e zymtë për faktin se duhej që ta merrnin seriozisht, dhe nuk duhej të regonte aspak emocionet e veta, sepse ajo ishte një grua”. Performanca e mrekullueshme e Streep në rolin e Thatcher i dha asaj disa çmime, duke përfshirë një Golden Globe.

Zonja e Hekurt gjithashtu i solli Meryl Streep dhe çmimin e tretë Oscar në vitin 2012. Në fjalimin e saj kur pranoi cmimin, ajo ishte e vetëpërmbajtur dhe shumë modeste. “Kur e thirrën emrin tim, kisha këtë ndjesinë se gjysma e Amerikës do thoshte: ‘Oh jo! Oh, eja, pse asaj? Përsëri!’” Duke komentuar fitoren e saj të fundit të Akademisë, “Unë kam qenë një fëmijë kur e kam fituar këtë cmim 30 vjet më parë.”
Nga kritika Meryl Streep vlerësohet si aktorja më e mirë e cila është ende në aktivitet dhe vazhdon të marrë pas vetes të gjitha dritat e Hollyëood-it vezullues.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit