MENU
klinika

Yjet e Kinemasë

Mesazhi prekës i Delon për dashurinë e jetës së tij

25.09.2018 - 09:44

“Romy Schneider do të kishte mbushur 80 vjec sot, e diel, 23 shtator. Për ata që ka dashur dhe e kanë dashur, le ta kujtojmë për një cast. Faleminderit! Alain Delon”. Pak fjalë, një mesazh i shkurtër por i fortë, drejtuar gazetës franceze Le Figaro nga aktori simbol i kinemasë franceze, për të kujtuar një dashuri që nuk e harroi kurrë.

Ishte vetë Deloni, i cili shkoi në redaksinë e gazetës për të dorëzuar personalisht këtë mesazh. Ai ishte i prekur, por nuk donte të fliste për Schneider. Kujtimi i tij romantik më pas u shfaq në faqet e gazetës.

Dhjetë vjet më parë, me rastin e ditëlindjes së shtatëdhjetë të Romy Schneider, ai e kishte kujtuar sërish gruan me të cilën ai jetoi dashurinë e jëtës së tij.

Romy Schneider vdiq në Paris më 29 maj 1982 në moshën 43 vjecare, si pasojë e një përzierje vdekjeprurëse të drogës dhe pilulave qetësuese. Alain Deloni ka foulur disa herë për dashurinë më të madhe të jetës së tij, “Kujtimi im i parë, më i forti, më i bukuri, por edhe më i trishtuari”, u shpreh ai në një intervistë për Vanity Fair në vitin 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse