MENU
klinika

Fjalim në Asamble

Meta në OKB, flet për rajonin dhe çështjet ndërkombëtare

28.09.2018 - 16:04

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbajti sot një fjalim në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku paraqiti qëndrimin e Shqipërisë lidhur me rajonin dhe çështjet kryesore ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit u ndal në rolin e Shqipërisë në rajon, si një vend që është i angazhuar për stabilitetin dhe integrimin e gjithë Ballkanit në strukturat euro-atlantike.

Meta u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm një vend që punon për paqen në rajon, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria është pjesëmarrëse aktive në shumicën e misioneve të NATO-së në vendet e konflikteve, si në Irak, Afganistan, etj.

Fjalimi në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në diplomacinë ndërkombëtare, cilësohet si moment i rëndësishëm për shtetet dhe liderët botërorë.

Pjesëmarrja në debatin vjetor është moment kulmor ku krerët e shteteve paraqesin qëndrimin vendeve që përfaqësojnë për çështjet e ndryshme ndërkombëtare.