MENU
klinika

Asambleja e OKB-së

Meta në SHBA: Shqipëria dhe zhvillimi i rajonit

25.09.2018 - 18:19

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në sesionin e 73 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Shqipëria është e përkushtuar ndaj paqes dhe zhvillimit.

“Filloi sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit në rajonin e Europës Juglindore dhe botës mbarë”- thotë presidenti Ilir Meta

 

meta konica.al
meta konica.al

Kujtojmë se Meta mori pjesë në Samitin e Paqes “Nelson Mandela”, ku theksoi respektimin e të drejtave të njeriut, si faktor të rëndësishëm për ruajten e paqes në botë.