MENU
klinika

Vizita zyrtare

Meta në Vatikan/ I ‘lutet’ Selisë së Shenjtë për Kosovën

17.09.2018 - 18:12

Në vijim të vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, Presidenti Ilir Meta u takua sot me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Kreu i Shtetit shqipatar shprehu kënaqësinë e veçantë lidhur me vizitën në Vatikan dhe për audiencën e posaçme me Atin e Shenjtë, Papa Françesku, si dhe nënvizoi rëndësinë e madhe që Shqipëria u kushton marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë.

Duke shprehur mbështetjen për vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Meta nënvizoi se të gjithë mirëpresin një marrëveshje, me zbatimin e të cilës jo vetëm do të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve, por do të hidhen themelet e një paqeje, stabiliteti dhe sigurie në nivel rajonal duke ndihmuar jo vetëm të ardhmen evropiane të Serbisë e Kosovës, por të të gjithë rajonit.

Popujt e rajonit tonë kanë vuajtur shumë nga konfliket etnike ndaj duhet të angazhohemi më shumë për forcimin e bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërfetar në rajonin tonë,” – nënvizoi Presidenti Meta.