MENU
klinika

Fansat, të tjera teori

“Michael Jackson është gjallë!”

08.09.2018 - 11:51

Më 29 gusht, Mbreti i Popit do të festonte ditëlindjen e tij të 60-të, por prej 2009-ës ai nuk është më mes nesh. Por një pjesë e adhuruesve të tij nuk duan ta pranojnë një fajt të tillë. Ata kanë nxjerrë të tjera teori, ku pretendojnë se këngëtari është ende gjallë, shkruan The Sun.

Janë shfaqur disa teori konspirative për ‘mbretin e popit’, ndërsa njëra prej tyre është emri i tij i shkruar gabimisht në certifikatën e vdekjes.

Në videon të cilën e postuan adhuruesit, në pasaportën e Jacksonit është i shkruar emri i mesëm “Joe”, ndërsa në certifikatën e vdekjes është shkruar ‘Joseph’. Adhuruesit përmes rrjeteve sociale e pyetën motrën e Michael, këngëtaren La Toya Jackson (62), ndërsa ajo e konfirmoi se emri i saktë është “Joe”.

Para kësaj u diskutua për ‘gjurmën’ në këngën ‘The Great Forever’ të motrës së tij Janet Jackson (52) e cila daton nga viti 2015. Adhuruesit e ngadalësuan ritmin e këngës dhe thonë se ajo e përmban zërin e ‘mbretit të popit’.

Nuk më vjen mirë që po gërmoni, jam zënë duke e jetuar jetën time”, – thuhet se këndon Jackson. Adhuruesit në teorinë e tretë pretendojnë se Michael vitin e kaluar ishte maskuar në martesën e muzikantit Siggy Jackson.

Thuhet se bëhet fjalë për një njeri të madh me syze të diellit, i cili qëndroi jo shumë larg Prince (21) dhe Paris Jackson (20), fëmijëve të tij. Adhuruesit theksuan se “mbreti i popit” në xhirim ngjan shumë në personazhin, i cili në vitin 1996 luajti në filmin e shkurtër ‘Ghosts’.