MENU
klinika

Deklarata e tij për Merkel

Ministri Salvini shpërthen sërish…

04.09.2018 - 12:49

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini thotë se qeveria gjermane ka nënvlerësuar rrezikun e konfliktit shoqëror mbi migrimin për vite me rradhë. DW foli me të, pasi qeveria e tij shënon 100 ditë në detyrë.

Politikani italian Matteo Salvini është kreu i partisë së djathtë të vendit, i cili formoi një koalicion populist së bashku me lëvizjen Pesë Yjet në qershor. Përveç postit të tij si ministër i brendshëm, Salvini shërben si zv.kryeministër i Giuseppe Conte, një i sapoardhur në politikën e zgjedhur nga të dyja partitë si kreu i qeverisë së tyre.

Mateo Salvini tha se ai ishte i lumtur që kishte bërë përpjekje të konsiderueshme lidhur me çështjet më të ngutshme të Italisë, si varfëria dhe papunësia.

Ai u shpreh: “Jam shumë i lumtur me 100 ditët. Nën përgjegjësinë time, e cila është siguria, emigracioni dhe siguria publike, ne kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme. Sa i përket punësimit, taksave dhe pensioneve, në vjeshtë qeveria e re do të nisë një rrugë të re”.

Tregjet ndërkombëtare kanë qenë skeptike sepse prirja e rrezikut për obligacionet italiane, është dyfishuar që kur Salvini ka ardhur në pushtet.

Lidhur me këtë Salvini tha: ” Ka njerëz që po spekulojnë. Ka edhe njerëz që janë kundër nesh. Qeveria jonë është e lirë dhe e pavarur nga shumëkombëshe, nga financat e mëdha, nga fuqitë bankare, ndërkombëtare dhe evropiane. Ne nuk kemi frikë. Ekonomia italiane është e shëndoshë. Biznesi italian është i shëndoshë. Pra, reformat ekonomike do të japin të gjitha përgjigjet që po presin të ashtuquajturat tregje dhe zotërinjtë”.

Deutche Velle i tha ministrit të brendshëm se dukej sikur kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, nuk është shumë i pranishëm dhe se Salvini është më i pranishëm sesa ai në skenën politike.

I pyetur nëse ndihej si kreu i vërtetë i qeverisë, Salvini tha se ai dhe kryeministri ishin dy personalitete të ndryshme. Sipas tij Konte është një njeri i ndërmjetësimit dhe i dëgjimit.

“Ai vizitoi Donald Trump. Ai do të shkojë në Kinë. Ai merr pjesë në samitet evropiane. Unë jam zëvendëskryeministër dhe udhëheqës i partisë. Pra, është e qartë se ndryshojme për shkak të karaktereve dhe roleve tona” – u shpreh zëvendëskryeministri.

Salvini foli edhe për çështjen e migracionit dhe aleancën me Kryeministrin hungarez Viktor Orban.

“Unë jam duke u përpjekur të marr diçka të mirë nga të gjithë. Viktor Orban flet për mbrojtjen e kufijve të Evropës dhe unë pajtohem me të. Unë besoj se si Gjermania dhe Hungaria kanë të drejtë në lidhje me çështje të caktuara” tha ministri i brendshëm.

Deutsche Velle përmendi se disa janë duke fajësuar Angela Merkel lidhur me krizën e migracionit dhe pyetën Salvinin nëse ishte dakord.

Ai tha se besonte që Angela Merkel me siguri e kishte nënvlerësuar rrezikun e një përplasjeje sociale kur ajo pretendonte se kishte hapësirë ​​për qindra mijëra njerëz në Gjermani.

“Qeveria gjermane e ka nënvlerësuar problemin për vite me radhë” u shpreh Salvini.

I pyetur nëse mendonte që qeveria e tij do të qëndronte akoma në detyrë Salvini tha: “Po, mendoj se kjo qeveri do të ketë një jetë të gjatë nëse respekton detyrimet e saj ndaj popullit italian. Italia është një vend i madh. Kemi sfida të rëndësishme për t’u përballur, por jam i sigurt se ne mundemi”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i menjëhershëm i Makron...

‘Shkaktarja për shembjen e urës është Evropa’

Zv. kryeministri kërcënon BE

Shtohen tensionet Itali-BE