MENU
klinika

Vettingu

Mirela Fana nuk mund të emërohet në institucionet e drejtësisë për 15 vjet

10.09.2018 - 13:28

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të ndryshojë vendimin e KPK për ish-gjyqtaren Mirela Fana.

Sipas këtij vendimi, Mirela Fana nuk mund të emërohet gjyqtare, prokurore ose në një nga institucionet e drejtësisë për 15 vjet.

Komisioneri Publik: Mirela Fana t’i nënshtrohet vettingut, ka statusin magjistrate

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën KPK vendosi të pushojë procesin e vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa: Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit.

Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, zonja Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për tu rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.